Javët e shtatzënisë:
Java e 3-të e shtatzënisë- Kjo ndodh në javën e 3-të të shtatzënisë
Llogaritja e javëve të shtatzënisë fillon nga dita e parë pas menstruacioneve të fundit. Edhe nëse nuk keni qenë ende shtatzënë në 14 ditët e para, këto do të llogariten sepse fekondimi ka ndodhur në këtë cikël. Meqenëse ovulimi zhvillohet ndërmjet ditës së 14 dhe 17 të ciklit të periodave, udhëtimi i mrekullueshëm i foshnjës tuaj në jetë, fillon në javën e tretë të shtatzënisë.
Madhësia e foshnjës në javën e 3-të të shtatzënisë
Pasi veza të jetë fekonduar, rreth saj do të formohet një lëvozhgë e fortë, e cila parandalon hyrjen e mëtejshme të spermatozoideve tjera në të.
Foshnja e cila zhvillohet nga informacioni gjenetik i juaj dhe babait të foshnjës, ndahet gjatë ditëve në vijim. Në ditën e dytë pas bashkimit të spermatozoidit dhe vezës qelizore, ajo përbëhet nga katër qeliza. Ditën e tretë, ka tashmë 12-16 qeliza. Tanimë, veza e ndarë duket si një fryt i manit me fryrjet e veta. Mjekët, gjithashtu e përdorin këtë term dhe vezën e quajnë në këtë fazë të zhvillimit Morula (Latin Morus = man). Kjo vezë qelizore e fekonduar, është me madhësi më të vogël se një milimetër dhe nuk mund të shihet me syrin e lirë. Edhe në ultrazërin konvencional, nuk mund të vërehet dhe për këtë arsye nuk mund të konfirmohet si një dëshmi e fillimit të shtatzënisë.
Veza arrin në mitër në ditën e 5-të pas fekondimit. Në këtë fazë, ajo është ende jashtëzakonisht e vogël dhe jo e dukshme, por tashmë bart brenda vetës gjithë fuqinë e jetës.
Zhvillimi i foshnjës
Nëse bashkimi i të dy qelizave ishte i suksesshëm, shtatzënia fillon kur veza e fekonduar vendoset në mitër. Ndarja e parë e vezës qelizore ndodh 24 orë pas fekondimit. Qeliza ndahet përsëri çdo 12 deri në 15 orë. Elementet dhe qendrat më të rëndësishme të trupit të njeriut tashmë po shfaqen në formën e vet.
Pesë ditë pasi spermatozoidi dhe veza të jenë bashkuar, veza e ndarë ka mbërritur në mitër.
Në mitër ekziston një mjedis në të cilin foshnja mund të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të kënaqshme. Mbështjellësi i mitrës është rritur me trashësi prej 7 deri në 8 milimetra. Kjo konsiderohet si niveli i përsosur fillestar për implantimin dhe kujdesin për vezën qelizore të fekonduar.
Në ditën e 7-të pas fekondimit dhe vijimit të ndarjes së qelizave, ky grumbull magjepsës i qelizave gërmon diku në mbështjellësin e mitrës. Veza ndihmohet nga lëvozhga e saj, e cila tani shpërbëhet në një hormon (hormoni i verdhë i trupit / progesteron). Kjo bën që membrana e mukozës së mitrës të trashet më tej në mënyrë që veza qelizore të ruhet e sigurt.
Me implantimin e vezës qelizore, ju tani jeni sigurt shtatzënë dhe fillon faza e rritjes dhe zhvillimit të jashtëzakonshëm.
Kështu ndihet nëna e ardhshme në javën e 3-të të shtatzënisë
Në këtë fazë nuk dini asgjë për lajmin e mirë, por mund ta merrni me mend se kjo është e mundur. Falë intuitës tuaj femërore, ju tashmë mund të mendoni se mund të jeni shtatzënë. Ende nuk ka asgjë që mund të shihet, as një qenie e vogël njerëzore në imazhin me ultratingull. Një test shtatzënie gjithashtu do të rezultonte negativ. Në këtë kohë, gratë nuk kanë simptoma fizike. Ju mund të ndiheni të lumtur dhe të plotësuar. Këto ndjenja pozitive nxiten nga hormoni i verdhë i trupit (progesteroni) - i cili është krijuar në mitrën tuaj.
Shenjat dhe simptomat e mundshme
Disa gra vërejnë njolla të vogla gjaku ose gjakderdhje të vogla nëpërmjet shkarkesës së përgjakshme. Kjo quhet gjakderdhje implantuese - kjo është një shenjë e mirë, sepse implantimi në mitër shkakton plagë të vogla në mukozën e mitrës. Eventualisht, ju mund të ndjeni një tërheqje të lehtë në bark, e cila vije për shkak të implantimit.
Te disa gra, gjinjtë e tyre fillojnë të bëhen me dhimbje të lehta, për herë të parë, në javën e tretë të shtatzënisë. Sidoqoftë, të gjitha këto simptoma janë akoma aq të përhapura saqë mund të shihen si simptoma të ovulimit, por jo të ndërlidhura me fillimin e shtatzënisë.
Si mund ta mbështesni trupin tuaj në fillim të shtatzënisë
Të ushqehesh me një dietë të ekuilibruar është e rëndësishme për pjekjen e mirë të vezëve. Sigurohuni që të merrni mjaft vitamina në dietën tuaj. Mbani në mend se disa vitamina janë të tretshme në yndyrë. Kjo do të thotë që ju duhen këto yndyrna për ushqim që shërbejnë për thithjen dhe përpunimin e atyre vitaminave.
Yndyrat jo vetëm që janë të pranishme në produktet e mishit. Djathi, qumështi dhe produktet e qumështit, si dhe vajrat dhe gjalpi gjithashtu përmbajnë yndyrë. Yndyrat nuk duhet domosdoshmërisht të jenë me origjinë shtazore. Acidet yndyrore të perimeve janë të pangopura dhe prandaj edhe më të përdorshme për metabolizmin. Përveç kësaj, yndyrnat bimore mund të përdoren në mënyrë të veçantë dhe me kreativitet në kuzhinë.
Hani ushqime të freskëta sa më shumë që mundeni dhe shijoni larminë e ushqimeve të natyrshme që natyra mund të na ofrojë. Shmangni ushqimet e përpunuara sa më shumë që të jetë e mundur dhe shpesh hani fruta dhe perime të papërpunuara. Kjo ju garanton furnizim të mirë me vitamina sepse këto kanë përbërës të vlefshëm. Fibrat dietale që ato ushqime përmbajnë, bëhen shumë të rëndësishme deri sa përparon shtatzënia.
Parapëlqeni ushqime që përmbajnë shumë hekur dhe acid folik. Acidi folik është vitaminë që ka rëndësi të madhe në formimin e gjakut dhe rritjen e qelizave. Veçanërisht gratë shtatzëna kanë nevojë të shtuar për acid folik. Kjo mund të kundërveprojë ndaj çrregullimeve gjatë zhvillimit të foshnjave të pa lindura.
Por acidi folik është shumë i ndjeshëm - marrja e mjaftueshme e acidit folik me ushqim është pothuajse e pamundur gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja pse suplementet e veçanta ushqimore - zakonisht në kombinim me jodin - rekomandohen edhe kur përpiqeni të keni fëmijë. Flisni me mjekun ose maminë tuaj për suplementet e përshtatshme ushqimore!
Hekuri transporton oksigjenin e domosdoshëm dhe jetik në gjak. Për shkak të kujdesit ndaj fëmijës së pa lindur, gratë shtatzëna gjithashtu kanë nevojë të shtuar për këtë. Prandaj, kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna kontrollohen për nivelin e hekurit në gjak, duke i bërë analizat me mostra gjaku në intervale të rregullta.
Tani çka duhet patjetër të shmangni
Nëse jeni shtatzënë, duhet të shmangni ato gjëra në jetën tuaj që pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës tuaj dhe mirëqenien tuaj personale.
Alkooli:
Alkooli, në rastet kur konsumohet rregullisht, dobëson organizmin. Është e dëshmuar se alkooli dëmton zhvillimin e foshnjës. Çdo gllënjkë alkooli arrin tek foshnja ndërsa kalon pa pengesë nëpër placentë.
Nikotina:
Nikotina rrit rrahjet e zemrës dhe krijon stres në trup. Shpejt çon në varësi që nuk mund të jetë në pajtim me shtatzëninë. Muret e mitrës (endometrium) janë të furnizuar mirë me gjak dhe nikotina shkakton grumbullim të toksinave të të gjitha llojeve. Konsumi i nikotinës mund të çojë në mungesë të furnizimit me gjak intrauterine dhe kështu mund të dëmtojë zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës
Stresi:
Kur e dini me siguri që jeni shtatzënë, stresi në përgjithësi, duhet të shmanget. Puna gjatë ndërrimit të ditës dhe ndërrimit të natës, gjithashtu ndjeshëm e dëmton bioritmin. Kjo mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e foshnjës.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Furnizimi me vitamina dhe minerale
Pikërisht në fillim të shtatzënisë, deformimet mund të zhvillohen për shkak të mungesës së simptomave paraprake. Njëri prej këtyre defekteve është dëmtimi i tubit të nervit të veshit (Anencephalie). Kjo ndodh kur gruaja shtatzënë nuk merr mjaftueshëm acid folik, i cili është i rëndësishëm për zhvillimin e qelizave të reja. Për këtë arsye, rekomandohet marrja e përgatitjeve me acid folik nëse dëshironi të keni fëmijë dhe marrja e acidit folik gjatë shtatzënësisë. Sidomos në shtatzëninë e hershme, kjo sasi është 400 mikrogram në ditë, shumë më tepër sesa ka nevojë një grua e cila nuk është shtatzënë, deri sa ajo ka nevojë për 300 mikrogram. Nga java e 12-të e shtatzënisë, kërkesa ditore rritet deri në 800 mikrogram në ditë.
Shumë përgatitje-preparate që përmbajnë acid folik, përmbajnë gjithashtu jod. Nëse keni çrregullim të njohur tiroid ose çrregullim në hormonet që bëhen në gjëndrën tiroide, jodi nuk rekomandohet dhe duhet të merrni përgatitje-preparate që nuk përmbajnë jod.
Është më mirë ta diskutoni këtë më në detaje me mjekun ose maminë tuaj.