Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 27-të e shtatzënisë: Bebja po fillon të perceptoj shijen

Me javën e 27-të të shtatzënisë, ju tani po i afroheni fundit të muajit të shtatë të shtatzënisë dhe tashmë jeni në tremujorin e dytë.

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 27-të të shtatzënisë

Me gjatësi mesatare prej 36 deri 36.6 centimetra, foshnja ka arritur përmasat e një kungulleshke më të madhe, deri në javën e 27-të të shtatzënisë. Pesha e personit të vogël tashmë është rreth 940 gram në drejtim të kilogramit të parë - kështu që foshnja është pothuajse aq e rëndë sa një pako mielli. Pesha, si dhe madhësia, do të rriten shumë gjatë javëve të ardhshme. Përafërsisht, pesha do të trefishohet. Në këtë mënyrë, bebja juaj ka arritur dimensionet që e bëjnë atë të gatshme për lindje dhe jetën jashtë mitrës.

Zhvillimi i foshnjës

Në javën e 27-të të shtatzënisë, bebja juaj, tashmë me sytë e saj, mund të bëjë dallimin jo vetëm në mes të dritës dhe errësirës. Kjo mund të bëhet nëpërmjet qepallave duke hapur dhe mbyllur qepallat. Hapjen dhe mbylljen e syve, fëmija juaj do ta trajnojë për kohën që do të vije.

Duke formuar sythat e shijes në gjuhën e saj, foshnja juaj tani është në gjendje të shijojë aromat nga lëngu amniotik që pi. Se cilat janë këto, varet kryesisht nga ushqimi juaj. Sepse, disa nga ushqimet që ju konsumoni transferohen në lëngun amniotik dhe i japin asaj shije.

Zhvillimi i shikimit dhe shijes është i lidhur ngushtë me zhvillimin e trurit. Nëse sipërfaqja e trurit ishte më parë e lëmuar, brazdat e para tipike shfaqen në javën e 27-të të shtatzënisë, të cilat bëjnë të mundur në radhë të parë funksionin e të menduarit dhe perceptimin e ndijimit.  

Përmasat e personit të vogël vazhdojnë të evoluojnë në formën që foshnja të duket ngjashëm sikur në kohën kur ajo lind. Ndërsa koka është rritur në mënyrë të qëndrueshme në javët e fundit, kjo rritje tani po ngadalësohet dhe po përshtatet me madhësinë e trupit. Në këtë kohë aktuale, foshnja nuk ka ndonjë ind dhjamor nënlëkuror. Prandaj, lëkura është ende e rrudhur në tërë trupin e saj. Me formimin e qelizave dhjamore, lëkura e rrudhur do të pakësohet, kështu që një fëmijë i porsalindur do të ketë vetëm pak lëkurë të rrudhur. Fëmija juaj do të shtojë peshë që nga tani e deri në lindje. Përveç kësaj, foshnja juaj do ta përjetojë një hov të jashtëzakonshëm të rritjes gjatë javëve të ardhshme. Kjo mund të shihet qartë në tabelën e peshës së foshnjës në pasaportën e nënës.

Fëmija juaj tashmë e ka përvetësuar mirë ritmin midis pushimit dhe zgjimit. Ritmi i foshnjës nuk ka asgjë të përbashkët me ritmin e gjumit të nënës. Sepse bebja juaj është shpesh aktive kur shtriheni dhe dëshironi të flini. Ka një arsye të thjeshtë për këtë: trupi tashmë po stërvitet për lindjen e fëmijës. Hormonet që luajnë rol të rëndësishëm në lindjen e fëmijës kanë aktivitet në mënyrë të dobësuar, veçanërisht kur nëna është duke pushuar. Foshnja reagon ndaj këtij ndikimi. Ajo mbahet zgjuar dhe e stimuluar për aktivitetin fizik, sepse kjo është po aq e rëndësishme për lindjen e saj, sa puna e trupit të nënës.

Maturimi i mushkërive të foshnjës suaj janë aq të avancuara sa që shanset e saj për të mbijetuar në rast të lindjes së parakohshme, mund të vlerësohen si shumë të mira. Si një foshnjë e parakohshme, fëmija juaj do të duhej të marrë ajër shtesë nëse do të ndodhte gjatë javës së 27-të të shtatzënisë, duke mos pasur frikë nga dëmtimet e mëdha që mund ta kërcënojnë jetën e fëmijës.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 27-të të shtatzënisë

Barku juaj me foshnjën po rritet dhe ju ndiheni mirë në javën e 27-të të shtatzënisë. Foshnja tashmë po ju mban të lidhur për vete. Pikërisht, kur doni të pushoni ose të flini, bebja fillon të lëvizë fuqishëm. Hapësira në mitër ngadalë po bëhet gjithnjë më e vogël për foshnjën tuaj, gjë që do ta vini re kur fëmija juaj do ta godas murin e barkut. Barku bëhet vërtet i ngushtë për trajnimet e foshnjës. Nëse jeni duke pritur binjakë, këto përjetime do të intensifikohen. Goditjet shpesh herë, mund të jenë të dhimbshme.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të mitrës dhe lëvizjes së fëmijës, të ashtuquajturat ligamentet e amësisë janë shumë të tendosura. Ju e përjetoni këtë si dhimbje në bark dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Këto janë ankesat më të mëdha që bëhen të dukshme gjatë javës së 27-të të shtatzënisë. Të përzierat për shkak të hormoneve të shtatzënisë nuk duhet të jenë më problematike, sepse organizmi juaj është pajtuar me situatën e shtatzënisë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Oreksi rritet

Oreksi i madh dhe sulmet e urisë, tani janë në rend dite. Trupi dhe foshnja kanë nevojë për më shumë kalori dhe lëndë ushqyese. Kur bëni pazar, duhet të kërkoni ushqim që është i duhur si ushqim ndërmjet vakteve. Pjekjet e shëndetshme (rosticeri-snack) nuk përmbajnë kalori të zbrazëta dhe kanë pak sheqer: Arrat, pemët, një kos ose smoothie (pemët e grira me blender) janë ideale. Kini kujdes shtimin e peshës tuaj - por edhe kënaqni dëshirat tuaja. 

Dhimbjet e lindjes apo kontraktimet bëhen të dukshme

 

Sidoqoftë, ndërprerjet në fazat tjera të pushimit vazhdojnë. Barku juaj po stërvitet për lindjen dhe vazhdon të shtrëngohet për rreth gjysmë minute, kontraksionet ushtruese. Këto të ashtuquajtura dhimbje të ushtrimit të lindjes, ndodhin kryesisht kur dëshironi të pushoni. Ky është një ushtrim i mirë për ju edhe pas lindjes, sepse edhe atëherë gjumi juaj do të prishet rregullisht nga foshnja dhe nevojat e tij. Ndryshe nga kontraktimet e vërteta, të cilat nxisin lindjen dhe hapin qafën e mitrës, këto kontraktime paraprake nuk janë të dhimbshme. Nënat që tashmë kanë pasur dhimbje paraprake të lindjes janë më pak të vetëdijshme për dhimbjet e lindjes sesa nënat për herë të parë.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Nëse nuk ka ndodhur deri tash, është koha të mendoni se ku do të lindni fëmijën tuaj.
  • Nëse keni sulme urie, kujdesuni që të hani kryesisht ushqime të shëndetshme të ndërmjetme si pemë dhe perime.
  • Për të përmbushur kërkesën tuaj në rritje për vitaminën C, ju nevojiten çdo ditë:

1 filxhan luleshtrydhe ose
1 kivi ose
1 filxhan brokoli të zier ose
gjysmë speci të kuq

  • Ekziston një ushtrim i lehtë për t’u përdorur për nxitjen e energjisë në kohët e ndërmjetme: Uluni rehatshëm, fërkoni pëllëmbët tuaja me njëra-tjetrën disa herë, pastaj vendosni pëllëmbët tuaja mbi sy dhe thoni: “Ndjehem e freskuar dhe e relaksuar”. Kjo i bën mirë bebes tuaj. 

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Zgjedhja e vendit të lindjes

Në javën e 27-të të shtatzënisë dhe në javët në vijim do të merreni intensivisht me vendin e lindjes ku do të lindni fëmijën tuaj. Pyesni maminë tuaj, e cila ka një dijeni të mirë të klinikave të lindjes dhe qendrave të lindjes në zonën tuaj. Është gjithashtu e mundur të thirrni një të ashtuquajtur mami të pavarur për lindjen tuaj. Kjo shkon në klinikën e zgjedhur me juve që nga fillimi i lindjes. Kjo e ka avantazhin që ju tashmë e keni, kontaktin e mirë dhe besim tek ajo dhe se mund të ndiheni rehat. Mamia e pavarur që do të marrë pjesë dhe do të kujdeset për juve në javët e fundit para lindjes, prandaj, për këtë arsye ajo i njeh dëshirat dhe nevojat tuaja shumë mirë. Kjo krijon siguri. Gjithashtu, pyesni mjekun tuaj nëse lindja e fëmijës në klinikat e lindjes dhe qendrat e lindjes që ju po i merrni në konsideratë, a vinë në shprehje si mundësi. 

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.