Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 26-të e shtatzënisë: Foshnja po e trajnon frymëmarrjen e saj

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 26-të

Deri në javën e 26-të të shtatzënisë, bebja juaj është e gjatë rreth 35 deri në 36 centimetra nga koka deri në thembër. Kjo është afërsisht sa madhësia e një kungulli të kopshtit. Pesha e foshnjës tani është 750 deri në 900 gram, duke shkuar në rreth një kilogram.

Ka ende hapësirë të mjaftueshme që foshnja të rrotullohet dhe të shtrihet. Por, çdo javë bëhet më e vështirë për beben dhe më e rëndë për ju.

Zhvillimi i foshnjës

Tani, në javën e 26-të të shtatzënisë, do të hapen flegrat e hundës. Fëmija i palindur tani fillon të marrë frymë përkohësisht, i cili duhet të stërvitet fuqishëm para lindjes. Foshnja merr frymë nëpërmjet lëngut amniotik duke e thithur atë përmes flegrave të hundës. Pas lindjes, fëmija juaj saktësisht, do të bëjë të njëjtën gjë me ajrin.

Shikimi i fëmijës suaj, gjithashtu, do të zhvillohet gjatë kësaj jave. Sytë tani janë të lidhur mirë me zonat përgjegjëse të trurit, në të cilat përpunohen stimujt optikë. Prandaj, fëmija juaj tashmë mund të bëjë dallimin midis dritës dhe errësirës, ​​si dhe formave.

Nëse barku juaj është i ekspozuar ndaj dritës së fortë, për shembull ndaj rrezeve direkte të diellit gjatë verës, fëmija juaj do të frikësohet, do të zgjohet ose do t’ju kontaktojë nëpërmjet një mesazhi të butë.

Diferencimi midis fazave të zgjimit dhe pushimit po bëhet gjithnjë e më i qartësuar te bebja juaj. Nëse ndjeni lëvizjet e bebes tuaj, ajo është e zgjuar dhe aktive. Nëse është shumë e qetë në barkun tuaj, atëherë është duke fjetur dhe nuk ndjeni asnjë lëvizje të fëmijës për disa orë. Edhe nëse jeni duke pritur binjakë, këto periudha pushimi për fëmijët shfaqen më të gjata. Sepse binjakët zakonisht bëjnë të njëjtat gjëra në bark dhe i përshtatin sjelljet e tyre në mes vete si binjakë. 

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 26-të të shtatzënisë

Perimetri i belit te gratë shtatzëna rritet në mënyra të ndryshme. Nëse tashmë është për juve shtatzënia e dytë, do të vini re se barku juaj rritet më shpejt sesa gjatë shtatzënisë së parë. Kjo ngjan sepse indet tashmë janë të ushtruara me shtrirjen paraprake. Disa gra janë të lirshme në inde nga natyra, prandaj barku atëherë edhe mund të zgjerohet më shpejt sesa tek gratë me ind të fortë. Pozicioni i fëmijës suaj, sasia e lëngut amniotik, etj. gjithashtu ndikojnë në formën dhe madhësinë e barkut tuaj. 

Në fund të fundit, rritja e barkut është thjesht një çështje e lidhur me tipin. Sidoqoftë, do të vini re se perimetri i barkut rritet aq shumë nga java e 26-të e shtatzënisë, saqë mund të zgjerohet prapa në zbrazëtirën te kryqet. Edhe nëse ky është fenomen normal në aspektin fiziologjik, qëndrimi jo i drejtë shpesh shkakton dhimbje shpine. Prandaj, është e rëndësishme të shmangni shpinën e zbrazët me qëndrim dhe ushtrime të vazhdueshme.

 

Këshillë e mamisë

“Një rrip apo brez për shtatzëni mund të ndihmojë. Ai e ruan barkun në mënyrë që të mos tërhiqet më poshtë”. (Dorothee Kutz, mami)

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Çrregullimet gastrointestinale

Presioni i mitrës në organet tjera çon në rritjen e acarimit të traktit gastrointestinal. Përveç ndjenjës së ngopjes pas ngrënies, mund të ndodhin edhe shfaqja e urthit dhe të përzierat. Arsyeja për këtë, është mundësia e zvogëluar e barkut për të pranuar ushqim.

Gratë shtatzëna kanë sistem imunitar të kufizuar, sepse organizmi është shumë i ngarkuar me proceset gjatë shtatzënësisë. Prandaj, gjithmonë kushtojini vëmendje ushqimit të freskët dhe përgatitjes higjienike të ushqimit për të shmangur infeksionet e mundshme. Mos harroni të mendoni edhe për "ushqimet e ndaluara".

Strijat

Në parim, nuk është e mundur të shmangen plotësisht strijat. Indet lidhëse janë vënë në përdorim së tepri gjatë shtatzënësisë, ndryshe nga çdo gjendje tjetër në jetën e një gruaje. Në varësi të përbërësve gjenetik dhe madhësisë së barkut, ka pak a shumë strija dhe pëlcitje në indin e lëkurës, të cilat shkaktohen nga gjendja e tendosjes mbi shtresën e lëkurës.

Masa parandaluese kundër strijave është masazh i rregullt me vaj ose një losion për kujdesin ndaj lëkurës - në këtë mënyrë ju e mirëmbani në mënyrë të duhur elasticitetin e lëkurës tuaj.

Prandaj, lyejeni veten me krem çdo ditë. Nëse krijoni një ritual të ndjenjës së mirë gjatë lyerjes me krem, kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar kruajtjet e lëkurës dhe strijat.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Caktoni termin te dentisti juaj, sepse parandalimi i problemeve orale është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.
  • Mbani vazhdimisht listat e blerjeve dhe dëshirave të fëmijëve. Me siguri, tash do të mendoni për gjëra që gjithnjë e më shumë ju nevojiten për veten ose foshnjën tuaj.
  • Nëse është e mundur - tani është koha më e mirë për ta përgatitur dhe për ta furnizuar dhomën e fëmijëve.
  • Kërkoni veshje të përshtatshme për gjidhënie ose blini bluza që lejojnë ushqyerjen me gji. Pyesni miqtë tuaj ose shikoni për veshje të përdorura - veshja për gjidhënie ju nevojitet vetëm për një periudhë më të shkurtër kohe.
  • Përdorni kohën para lindjes për t'u takuar me shoqet - takimi mund të rezultojë gjithashtu me mbështetje për herë të parë me foshnjën. Ndonjëra gjithashtu mund të jetë e gatshme të ju ndihmojë si dado për fëmijët tjerë më të mëdhenj gjatë lindjes.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Është krejt normale që të lindin herë pas here pyetjet, shqetësimet dhe frika gjatë shtatzënësisë. Mbi të gjitha, ky proces është një gjendje e jashtëzakonshme në jetën e një gruaje. Shtatzënia e parë në veçanti sjell kaq shumë gjëra të reja me vete. Të jesh shtatzënë është një gjendje të cilën ende nuk e ke përjetuar dhe që duhet ta përjetoni së pari.  

Mos kini frikë t'i bëni pyetje mjekut tuaj ose mamisë tuaj të besueshme dhe përfitoni nga përvoja e grave tjera që tashmë janë nëna.

Shpeshtësia e lëvizjeve të fëmijës

Nëse nuk jeni të sigurt nëse shpeshtësia dhe intensiteti i lëvizjeve të bebes tuaj janë normale dhe të rregullta, atëherë pyesni maminë tuaj. Ajo mund të klasifikojë saktë vëzhgimet tuaja dhe gjithashtu të verifikojë vlerat jetësore të fëmijës. Në përgjithësi, duhet të mbështeteni në ndjenjat tuaja. Intuita e amësisë tashmë është brenda jush – besoni asaj.

Nëse nuk jeni të sigurt, shkruani lëvizjet që ndjeni të cilat ju kanë ndodhur gjatë një dite. Zakonisht ndodh që foshnjat të jenë të qeta disa ditë dhe shumë aktive gjatë ditës tjetër. Nëse gjatë periudhës së 24 orëve nuk ndjeni asnjë lëvizje apo vetëm lëvizje të vogla, ju duhet të shkoni ta kontrolloni mirëqenien e fëmijës tuaj te mjeku ose mamia juaj.

Këshillë e mamisë

“Nëse nuk keni ndjerë ndonjë lëvizje të fëmijës për disa orë, pini dy gota të mëdha uji, hani diçka ose bëni disa ushtrime të përkuljes në gjunjë (ulje galuc). Fëmijët zakonisht zgjohen përmes zhurmave në zorrë dhe / ose lëvizjes”. (Dorothee Kutz, mami)

 

Testoni vlerat e rëndësishme

Diskutoni përsëri me mjekun për nivelet aktuale të Hbs (hemoglobinës), treguesin e sasisë së hekurit në gjak. Vlera e Hb nuk duhet të bjerë nën kufirin e caktuar në mënyrë që mirëqenia juaj të jetë gjithmonë e sigurt.

Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak (ShGj) është gjithashtu i rëndësishëm në mënyrë që të mos e rëndoni shtatzëninë dhe fëmijën tuaj. Prandaj, gjithmonë duhet të kujdeseni që ushqimi juaj të ketë përmbajtje të vogël të sheqerit. Kjo ua siguron vlerën e qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.