Javët e shtatzënisë:
Java e 23-të e shtatzënisë: Pse gjatësia dhe pesha e fëmijës tuaj, janë vetëm me vlera të përafërta
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 23-të të shtatzënisë
Në javën e 23-të të shtatzënisë, foshnja juaj është e gjatë midis 28 dhe 30 centimetra – e matur nga maja e kokës deri te thembra. Kjo është afërsisht madhësia e një lakre savoje.
Nëse fetusi nuk mund të matet më në tërësi me anë të ultrazërit, për shkak të pozicionit dhe aktivitetit të tij, gjatësia e femurit bëhet e rëndësishme për matje. Femuri është kocka më e gjatë në skeletin e njeriut dhe është e ngjitur me kofshën. Mjeku juaj do ta përdorë formulën që do të ndihmojë në përcaktimin e madhësisë së përafërt të përgjithshme të bebes tuaj. Duhet gjatësia e femurit të bebes x 7 - së bashku me vlerën e perimetrit të kokës, diametrin biparietal dhe gjatësinë e perimetrit të belit, kjo e jep vlerën e madhësisë që ka fëmija juaj.
Njeriu i vogël ende nuk mund të matet me një vizore që tregon centimetrat. Prandaj, këto vlera janë vetëm udhëzime të përafërta dhe i referohen mesatares. Përveç kësaj, ka gabime në matje që mund të ndodhin me rritjen e aktivitetit dhe individualitetit që prindërit dhe familjet e tyre i kanë me vete.
Po ashtu, edhe pesha e foshnjës duhet të shihet vetëm si një udhëzues i vlerave mesatare. Kjo arrin në rreth 450 gramë në javën e 23-të të shtatzënisë. Rritja e trashësisë dhe gjatësisë, bëhen në mënyrë alternative me ritëm të shpejtë. Ndërsa foshnja rritet, ajo në të njëjtën kohë nuk mund të fitojë shumë edhe në peshë dhe anasjelltas. Kështu lindin pauzat e vogla të supozuara, të cilat në fakt nuk janë, sepse zhvillimi i vlerave vijon. Prandaj, nëse ndonjëra vlerë, ajo e gjatësisë ose shtimit të peshës ngec përkohësisht, nuk duhet të shqetësoheni.
Zhvillimi i bebes
Në javën e 23-të të shtatzënisë, te bebja juaj, zhvillohet një organ i rëndësishëm që prodhon hormone dhe merret me rregullimin e metabolizmit të sheqerit, pankreasi. Me një gjatësi prej 15 deri në 20 centimetra, pankreasi konsiderohet gjëndra më e madhe në trupin e njeriut dhe shtrihet prapa stomakut. Ai përmban të ashtuquajturit ishujt Langerhans, të cilët prodhojnë insulinën vitale. Bebja juaj ka nevojë për këtë substancë që shërben për metabolizmin e sheqerit dhe për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
Bebja juaj ende ka vend për ushtrime në barkun tuaj. Ajo gjithashtu e përdor këtë hapësirë për stërvitjet e muskujve, tendinat-tetivat, nyjet dhe gjithashtu shqisat e saj. Gjatë kohës kur ndjeni trazim nga foshnja dhe mendoni se keni binjakë, atëherë dijeni se foshnja juaj mund të ketë lëvizur shpejt nga një vend në një tjetër brenda mitrës tuaj. Kjo mundësi do të ulet në javët në vijim sepse bebes atëherë do t'i mungojë hapësira për "shëtitje" të tilla.
Gjithmonë, në mitrën e nënës ka gjysmë litër lëng amniotik për foshnjën tuaj, në qesen amniotike. Kjo shkëmbehet rregullisht nëpërmes placentës. Kjo sasi do të rritet me përparimin e shtatzënisë. Bebja juaj pi rreth 400 mililitra në ditë dhe kështu stërvit tretjen e vet.
Gjasat e foshnjës për të mbijetuar nëse ngjan lindja e parakohshme, tani rritet edhe me një javë të vetme. Falë mjekësisë moderne dhe teknologjisë inovative, foshnjat e lindura para kohe, mund të kenë kujdes gjithëpërfshirës të ambientit të mitrës së amësisë duke e rikrijuar atë.
Sidoqoftë, lindja e parakohshme është pikë kthese serioze në jetën e nënës dhe fëmijës. Kontrollet te gjinekologu juaj, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 23-të të shtatzënisë
Shtimi i peshës së nënës në javën e 23-të të shtatzënisë është rreth 250-300 gram, gjë që sigurisht do të jeni në gjendje ta konfirmoni duke përcjellë lakoren e peshores deri në fund të shtatzënisë. Nëse ka shtim të peshës pak më shumë, rrini e qetë.
Nëse doni, mund të krijoni lakoren tuaj personale të peshës gjatë shtatzënisë dhe kështu të kontrolloni nëse gjithçka është brenda vlerave të parashikuara.
Mund të vini re se më shpejt lodheni dhe ju mungon energjia. Kjo ndodh pasi trupi juaj e merr shumë seriozisht detyrën e vet të madhe dhe punon me përkushtim të plotë për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës tuaj. Nga java e 23-të e shtatzënisë, ju duhet të shmangni aktivitetet që kërkojnë energji të madhe, shëtitjet e gjata nëpër pyll ose ecje në male. Sidoqoftë, nëse ende ndiheni në formë shumë të mirë, po ashtu nuk flet gjë kundër kësaj. Megjithatë, duhet ta ulni ritmin.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Rritja e nevojës për të urinuar
Distancat e gjata dhe qëndrimi i gjatë pa tualet nuk është më i mundshëm, sepse, nevoja për të urinuar rritet. Pesha e mitrës e shtyp fshikëzën, duke e zvogëluar vëllimin e saj. Si rezultat, duhet të shkoni më shpesh në tualet. Sidoqoftë, pini mjaft pije dhe mos e zvogëloni marrjen e lëngjeve. Sepse, trupi juaj ka nevojë për shumë lëngje gjatë shtatzënisë.
E lodhur dhe e pafuqishme
Nëse shumë shpesh ndiheni të lodhur dhe keni mungesë energjie, edhe pse nuk e keni shkaktuar me angazhim të veçantë, atëherë, arsyeja mund të jetë mungesa e hekurit. Rreth 20% e grave shtatzëna në javën e 23-të të shtatzënisë vuajnë nga mungesa e hekurit. Gjinekologu juaj mund të përcaktojë një mungesë të tillë nëpërmjet analizës së gjakut.
Ju ndjeni dobësi dhe ju bie të fikët, lëkura është e zbehtë dhe relaksimi nuk ju sjell energjinë e re që dëshironi. Mungesa e hekurit mund të kompensohet me ushqimet që janë të pasura me hekur ose me preparate të veçanta. Kjo gjithashtu duhet të bëhet në mënyrë që bebja juaj të vazhdojë të furnizohet me oksigjen të mjaftueshëm. Lexoni më shumë rreth hekurit dhe mësoni se cilat ushqime janë të pasura veçanërisht me hekur.
Gjithashtu, presioni juaj i gjakut mund të jetë përgjegjës për faktin që e keni këtë gjendje dhe keni më pak forcë. Shumë gra shtatzëna vuajnë nga presioni i ulët i gjakut, veçanërisht në javët nga mesi i shtatzënisë. Kjo ngjan sepse sistemi i qarkullimit të gjakut është i zënë me rritjen e qarkullimit të gjakut dhe furnizimin e placentës. Monitorimi i rregullt i presionit të gjakut nga mjeku ose mamia juaj, ofron informacionin lidhur me vlerat tuaja dhe mundësitë për të ndikuar në presionin e ulët të gjakut.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Më e mira për beben tuaj, është të ushqyerit me gji
Pyesni maminë tuaj për mekanizmin natyror të ushqyerjes me gji. Parimi është i bazuar në kërkesën dhe ofertën. Kjo do të thotë që fëmija juaj dikton ritmin e gjidhënies dhe trupi juaj i përshtatet fëmijës. Sidomos në ditët dhe javët e para pas lindjes, angazhimi i ndërsjellë ka rëndësi të jashtëzakonshme për të arritur një fillim të mbarë të dhënies së gjirit.
Nëse e keni përvetësuar parimin e funksionimit të gjidhënies, duke e mësuar nga nënat e tjera, atëherë mund të shmangni problemet dhe të merreni më mirë me sfidat që do të shfaqen herë pas here.
Pyesni maminë tuaj se cilat gjëra duhet t’i blini domosdo për ushqyerjen me gji dhe cilat pajisje, nëse është e nevojshme, mund t’i merrni hua.
Mungesa e hekurit ose presioni i ulët i gjakut
Nëse lodhja ju përcjell në jetën tuaj të përditshme, sepse shumë shpesh ndiheni të dobët, atëherë shkoni dhe bëni analizat përkatëse të vlerave relevante nga mjeku juaj. Nëse juve nuk po ju ecë mirë, as bebes tuaj nuk i ecën mirë.