Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 21-të e shtatzënisë: Foshnja juaj po e mëson ritmin e gjumit dhe zgjimit

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 21-të të shtatzënisë

Në javën e 21-të të shtatzënisë, foshnja juaj tani është e gjatë rreth 27 centimetra. Kjo është afërsisht sa madhësia e një karote ose shpargulli.

Ajo peshon rreth 350 gram (përafërsisht e njëjtë me një patëllxhan), kështu që nuk do të vonojë shumë dhe do të peshojë gjysmë kilogrami.

Zhvillimi i foshnjës

Fokusi kryesor i zhvillimit të fëmijës në javën e 21-të të shtatzënisë është formimi i brazdave në kafkën kockore. Këto brazda nuk mbyllen plotësisht deri në moshë të re dhe mbeten pjesë e kokës gjatë gjithë jetës.

Bebja juaj vazhdon të zhvillojë dhe përsosë ritmin e vet të gjumit-zgjimit, që është një fazë e rëndësishme në zhvillimin e saj.

Në imazhet me ultratingull, mund të shihni se si foshnja merr pozicionin e saj personal të gjumit. Mund të vërehet se foshnja e palindur, në bark, lejon që gjatë gjumit koka e saj të jetë e mbështetur prapa ose, për shembull i vendos duart nën mjekër për të mbështetur kokën e vet, kruspull. Një variant tjetër i pozicionit për gjumë është tërheqja e mjekrës drejt gjoksit, e cila nga ana tjetër siguron mbështetje për kokën.

Mënyrat e sjelljes së foshnjës së pa lindur gjatë gjumit në javën e 21-të të shtatzënisë, ndikohen nga zhurma dhe drita, ngjashëm si me foshnjën pas lindjes. Një aspekt tjetër është sjellja gjatë ngrënies të nënës së ardhme. Për shkak të zhurmave të zorrëve, gjatë ngrënies të nënës së vet, foshnja bëhet përsëri e lëvizshme dhe nuk fle, por bën gjimnastikë.

Në javën e 21-të të shtatzënisë, foshnja juaj, gjithnjë e më shumë, rafinon shprehjet e veta të fytyrës. Përveç vetullave të theksuara, qerpikët e bebes tani mund të njihen gjithashtu.

Lëkura shtrëngohet dhe fillon të formësojë dy shtresat e rëndësishme të sipërme, epidermën dhe dermat.

Siç mund ta keni vërejtur tashmë, foshnja juaj është shumë aktive në javën e 21-të të shtatzënisë dhe godet fort. Rrotullohet shpesh dhe zgjat kordonin e kërthizës për ta tërhequr atë. Gjithashtu, thith gishtat e mëdhenj, herë njërin e herë tjetrin dhe gëlltit lëngun amniotik. 

Tani, lëngun amniotik të gëlltitur, është në gjendje ta tretë duke e ndarë ujin nga substancat e tjera. Lëvizjet mund të vërehen. Foshnja juaj do ta përdorë lëngun amniotik për ta trajnuar në mënyrë aktive tretjen e tij. Për shkak se zorrët janë ende të pa maturuara (papjekura), pas lindjes edhe mund t’i shkaktojë telashe fëmijës tuaj herë pas here si dhimbje barku dhe gazra. Rreth një vjeç, zorrët janë të maturuara dhe janë në gjendje t’i tretin të gjitha ushqimet.

Nervi i shijes, i shërbyer nga sythat e shijes, tani është zhvilluar ashtu që fëmija juaj të shijojë atë që hani vetë. Aromat e ushqimit kalojnë në lëngun amniotik, të cilin fëmija i palindur e thith. Fëmija juaj më vonë do t’i njohë këto aroma kur ta gjejë ushqimin në pjatën e vet. Sa më e larmishme të duket menyja juaj e ushqimit - aq më mirë!

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 21-të të shtatzënisë

Nga java e 21-të e shtatzënisë, bebja juaj lëviz gjithnjë e më shumë. Ndërsa rritja vazhdon, kjo do të intensifikohet çdo javë të shtatzënisë tuaj. Për momentin, asnjë nga lëvizjet nuk mund të vërehen nga jashtë. Tashmë, vetëm ju mund të ndjeni ushtrimet e gjimnastikës së foshnjës. Pothuajse automatikisht do të krijoni sërish kontakte me foshnjën në këto raste që i pëlqejnë shumë.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Barku i amësisë tuaj po bëhet më i rrumbullakët, gjë që mund të shihet qartë në madhësinë e belit me rritje të vazhdueshme. Kjo gjithashtu rrit presionin në organet e brendshme që lëvizin nga mitra. Kështu, herë pas here lindin ankesa që mund t'i atribuohen rritjes së mitrës dhe mungesës së hapësirës për organet tjera, si dhe situatës hormonale.

Dhimbjet e muskujve të këmbëve

Nevoja juaj për magnez rritet ngadalë në javën e 21-të të shtatzënisë. Ju do të vini re nevojën në rritje të nevojave kur do të përjetoni ngërçe në këmbë, të cilat mund të ndodhin papritmas - veçanërisht në viça (pulpat e këmbës nën gju). Sidomos gjatë natës, kur muskujt tuaj qetësohen dhe relaksohen, muskujt mund të pësojnë ngërçe të përcjella me dhimbje.

Si masë e parë, ju mund t’i bëni masazh zonës së prekur, kështu do t’i relaksoni muskujt përsëri. Tani duhet të konsumoni më shumë ushqime me përqindje të lartë të magnezit.

Kapsllëku dhe gazrat 

Presioni i rritur i mitrës mbi zorrë, mund të shkaktojë parregullsi në zorrë për jashtëqitje. Zakonisht kjo rezulton të jetë kapsllëk. Gazrat e stomakut nuk janë të rralla në javën e 21-të, dhe mund të jenë madje të dhimbshme.

Çajet ndihmojnë kundër gazrave gjatë shtatzënisë. Për shembull, provoni çaj kopre organik dhe nëse keni simptoma, pini çdo ditë për të qetësuar zorrët. 

Parimi për parandalimin e kapsllëkut dhe fryrjes së stomakut, është marrja e shtuar e lëngjeve dhe zvogëlimi i ushqimeve të cilat e shkaktojnë fryrjen, perimet siç janë lakra, fasulet, hudhra dhe qepët.

Mësoni më shumë për këshillat se çfarë mund të bëni kundër këtyre efekteve anësore të bezdisshme të shtatzënisë tuaj dhe parandaloni me sukses kapsllëkun dhe gazrat.

Inflamacioni i organeve urinare

Ndërsa shtatzënia përparon, legeni zgjerohet dhe hapet. Muskujt dhe nyjet bëhen më të lirshme dhe mukozat bëhen më të ndjeshme. Në këtë gjendje, bakteret dhe patogjenët kanë mundësi më të mira për të depërtuar në uretre. Nga kjo, mund të rezultojë cistiti, por pa panik.

Legeni është gjithashtu i ndjeshëm ndaj të ftohtit në javën e 21-të të shtatzënisë. Prandaj, duhet ta mbani gjithmonë veten të ngrohtë dhe të shkoni rregullisht në tualet dhe të mos anashkaloni dëshirën për të urinuar. Pirja e shumtë e lëngjeve është gjithashtu një masë parandaluese kundër simptomave të tilla, sepse ajo skuq organet urinare, veçanërisht fshikëzën, dhe zvogëlon mundësinë për bakteret që të mund të depërtojnë.

Këshillë e mamisë

"Nëse është e mundur, vish të brendshme pambuku. Edhe nëse nuk duken në disa raste të jenë aq elegante sa të brendshme të tjera. Pambuku e lejon depërtimin e ajrit. Në këtë mënyrë, ju parandaloni infeksionet bakteriale dhe sëmundjet e kërpudhave". (Dorothee Kutz, mami) 

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Shmangni ushqimet e rënda në mbrëmje. Ushqimet me sasi të vogla dhe të lehta treten pa vështirësi. 
  • Kujdesuni që të keni furnizim të mjaftueshëm të magnezit.
  • Hani ushqim të pasur me fibra, bëni ushtrime fizike dhe pini mjaftueshëm sa të parandaloni kapsllëkun.
  • Pijet e mjaftueshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve.
  • Sigurohuni që të keni mjaft ushtrime dhe periudha të ndryshme të pushimit. 

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj

 

Mungesa e magnezit

Meqenëse nevoja për magnez rritet ndjeshëm në mes të shtatzënisë, duhet të konsumoni më shumë nga ky element themelor. Nëse ka mungesë të magnezit, ngërçet e muskujve ndodhin përsëri dhe përsëri. Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm për "demobilizimin" e mitrës. Kjo do të thotë që parandalon kontraktimet e tepërta të mitrës, duke shmangur kështu lindjen e parakohshme. Nëse marrja me ushqim e magnezit është e pamjaftueshme, pyesni mjekun tuaj që të përshkruajë preparate shtesë për ju.

 

Cilat janë vlerat tuaja të hekurit?

Nëse shpesh ndiheni e lodhur, e palëvizshme dhe nuk jeni më aq elastike, atëherë kjo fillimisht mund të jetë një efekt anësor krejtësisht normal i shtatzënisë tuaj. Por, mund të ndodhë që niveli i hekurit tuaj të jetë shumë i ulët. Meqenëse hekuri është jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin e oksigjenit në gjak - dhe për këtë arsye edhe për furnizimin e bebes tuaj - kjo vlerë e gjakut duhet të mbahet konstante.

Mjeku ose mamia juaj do të përcaktojnë nivelin e hekurit në gjak bazuar në të ashtuquajturin nivel Hb me një test të vogël të gjakut, aty për aty. Përmbajtja e hemoglobinës në gjak (Hb) zakonisht matet në ekzaminimin fillestar dhe më pas rregullisht nga muaji i gjashtë e tutje. Nëse vlera juaj është gjithmonë shumë e ulët, do t'ju përshkruhet një preparat i përshtatshëm. Suplementet e hekurit të prodhuara në mënyrë industriale, kanë disavantazhet e veta që mund të shkaktojnë kapsllëk dhe jashtëqitje të zezë. Por, ka edhe shtesa natyrore të hekurit që nuk kanë efekte të tilla anësore. Diskutoni për këtë me mjekun dhe maminë tuaj.

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.