Javët e shtatzënisë:
Java e 20 -të e shtatzënisë: Është gjysma e parë
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 20-të të shtatzënisë
.Foshnja juaj është e gjatë rreth 16 deri në 20 centimetra deri në javën e 20-të të shtatzënisë. Kjo është madhësia e një patëllxhani. Me peshën e tij aktuale prej 250 deri në 290 gram - afërsisht e rëndë sa një copë gjalpë - është mjaft e lehtë. Sidoqoftë, kjo e mundëson që fëmija i palindur të ketë potencial intensiv të lëvizjes dhe të rrotullohet rreth boshtit të vet.
Kjo është e rëndësishme në mënyrë që ajo të mësojë plotësisht mundësinë e vet të lëvizjes dhe të përsos ndjenjën e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, foshnja përcakton dhe përjeton qendrën e vet të gravitetit.
Zhvillimi i foshnjës
Bebja juaj tani po e ndjek refleksin e vet të fortë të lëvizjes. Rrotullohet rreth vetes, bën salto dhe kështu bën që lëngu amniotik të gurgullojë. Sasia e lëngut amniotik rritet gradualisht dhe i përshtatet rritjes së foshnjës. Kështu është e mbrojtur nga çdo presion eventual mbi bark.
Me krahët bën lëvizje përpara dhe zvarritje. Fillimisht, kjo është e rëndësishme në mënyrë që pas lindjes i porsalinduri të arrijë gjirin e nënës në këtë mënyrë për gëlltitjen e parë të ushqimit dhe stimulimin e prodhimit të qumështit. Edhe nëse foshnja tani lind dhe vendoset drejt në krahët e nënës, ky refleks është aspekt thelbësor i zhvilluar i foshnjës. Te popujt më pak të zhvilluar, zvarritja e foshnjës drejt gjirit të nënës, ka një rëndësi të madhe. Kjo nuk duhet të injorohet as në botën më shumë të zhvilluar. Sepse kjo e bën më të lehtë zgjerimin e lëvizjeve të foshnjës në javët dhe muajt në vazhdim.
Në javën e 20-të të shtatzënisë, vetullat zhvillohen ngadalë - të cilat mbeten për tërë jetën. Qepallat janë të lëvizshme, por ato qëndrojnë të mbyllura për javët e ardhshme.
Foshnja juaj formon një lloj kujtese në javën e 20-të të shtatzënisë. Ajo do të njohë zhurmat ose muzikën që percepton në bark edhe pas lindjes. Për shembull, mund të luani ose këndoni një këngë të natës së mirë për fëmijën tuaj nga java e 20-të e shtatzënisë. Ajo gjithashtu do ta njohë këtë këngë pas lindjes dhe ndoshta mund ta bëjë më të lehtë mënyrën për ta vënë në gjumë.
Gjatë ekzaminimit të madh me ultratingull, i cili zakonisht zhvillohet midis javës së 19-të dhe 21-të të shtatzënisë, mjeku juaj do të ekzaminojë me kujdes gjymtyrët dhe organet e brendshme të foshnjës. Zemra e vogël dallohet qartë, duke rrahur me një ritëm më të lartë sesa jeni mësuar. Zhvillimi i trurit ka përparuar deri më tani që zonat më të rëndësishme tani mund të identifikohen me lehtësi. Të dy veshkat ekzaminohen gjithashtu për tiparet e tyre anatomike, a janë në rregull si dhe zorra e jashtëqitjes për depërtueshmërinë e saj.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 20-të të shtatzënisë
Nëse tashmë jeni nënë, atëherë me siguri i keni vërejtur lëvizjet e shkathëta të fëmijës suaj si ndjesi shpimi gjilpërash. Gratë që kanë pasur një fëmijë kanë një ndjeshmëri ndryshe ndaj kësaj sesa gratë që nuk e kanë përjetuar kurrë këtë ndjenjë.
Gratë që janë duke pritur një fëmijë për herë të parë, me siguri tashmë e pyesin veten me pa durim se kur do ta ndiejnë fëmijën e tyre për herë të parë. Kjo sigurisht që tashmë ka qenë rasti, por ju nuk e keni perceptuar atë pasi kjo ishte akoma mjaft e paqartë dhe nuk mund ta vlerësoni se e keni ndjerë foshnjën tuaj.
Te nënat që bëhen për herë të parë, lëvizjet fetale janë të dukshme për herë të parë midis javës së 20 dhe 24 të shtatzënisë. Tani, në javën e 20-të të shtatzënisë, lëvizshmëria e foshnjës rritet. Fëmija juaj mund ta ndihet lehtë për herë të parë sepse ai e vë në lëvizje lëngun amniotik. "Lëvizjet" e para të dukshme janë më shumë një ndjenjë "dallgëzimi", e cila shkaktohet nga lëvizja e lëngut amniotik. Flluskat e sapunit që shpërthejnë në murin e barkut ose si një flutur që përplas krahët - "goditje" e butë në barkun e nënës janë ndër momentet më emocionuese në çdo shtatzëni.
Nëse placenta është vendosur përpara – muri i placentës së përparme - ose muri i barkut është shumë i trashë, lëvizjet janë të mbyllura dhe për këtë arsye mund të ndihen më vonë. Do të duhet pak kohë para se lëvizjet e fëmijës të ndjehen apo edhe të hetohen me dorën në stomak.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ndryshimet hormonale ndaj të cilave trupi juaj është ekspozuar për disa javë, tani sjell simptoma të ndryshme dhe masa parandaluese me vete.
Rritja e shkarkimit nga vagjina
Kohë pas kohe do të vini re se zbrazja e vagjinës rritet. Kjo është e nevojshme për të "shpëlarë" vagjinën. Është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë që kanali i lindjes të mbahet i pastër dhe pa mikrobe. Kjo është e mundur kur trupi tajit më shumë lëngje. Ky lëng largon çdo patogjen nga vagjina dhe i largon ato jashtë trupit.
Fëmija mbrohet nga patogjenët nga priza e mukusit që gjendet e mbërthyer dhe e fortë përpara qafës së mitrës. Sidoqoftë, vetë vagjina i nënshtrohet një rreziku të caktuar për t'u bërë të paekuilibruar dhe për të zhvilluar simptomat e sëmundjes. Gjatë shtatzënësisë në veçanti, ekziston rreziku në rritje i zhvillimit të infeksioneve mykotike të njohur si mykoza vagjinale. Jini veçanërisht të kujdesshëm në tualetet e panjohura dhe kur gjendeni në pishina.
Kini kujdes, shkarkimi të jetë gjithmonë i bardhë ose i bardhë qumështi dhe të mos ketë erë. Nëse ngjyra ose aroma ndryshon, shkarkimi bëhet i thërrmueshëm ose ndjeni kruajtje, ju lutemi shkoni këshillohuni me mjekun ose maminë tuaj.
Dhimbjet në shpinë, ndjesi e tërheqjes së barkut dhe kruajtje të lëkurës
Këto simptoma janë për shkak të ngarkimit të tepruar të muskujve, tendinat ose tetivat dhe gjithashtu shqetësime në lëkurë. Sidoqoftë, këto shenja nuk duhet të jenë të përhershme dhe jo gjithmonë me të njëjtin intensitet.
Me ushtrime të rregullta, me ngritje dhe bartje të përshtatshme të peshave, sjellje të pëlqyeshme dhe siguroni periudha të mjaftueshme pushimi në jetën e përditshme, janë simptoma që duhet t’i menaxhoni mirë.
Forcojeni dhe përkëdheleni lëkurën tuaj me kujdesin e përditshëm, për shembull me një gjalpë për trup që shkrihet butësisht, HiPP Body Butter. Vendosni gjalpin e trupit menjëherë mbi lëkurë pas dushit ose banjës, ndërsa lëkura juaj është akoma e lagur.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Cili sport është i përshtatshëm?
Duke iu referuar përvojës suaj të mëparshme me sportin, duhet të sqaroni se cili aktivitet sportiv dhe cili nivel stërvitjeje, janë më të mirat për juve dhe fëmijën tuaj. Nëse nuk keni përvojë me sportin e caktuar, atëherë duhet të zgjidhni një sport gjatë shtatzënisë që është më i butë dhe ndikon në forcimin e muskujve tuaj siç është kursi i jogas, sesa trajnimi për qëndrueshmëri.
Këshillë e mamisë
Parandaloni diabetin
Nëse keni ndonjë histori familjare të diabetit, veçanërisht diabeti tip 1, është më mirë të pyesni mjekun tuaj për këtë.
Ka disa shenja dhe simptoma që tregojnë diabetin. Prandaj, testi i urinës kryhet gjithmonë tek nënat e ardhshme. Nëse rezultati i analizave është jonormal, mjeku juaj do të bëjë provë tjetër për të konfirmuar këto indikacione ose për të përjashtuar çdo dyshim lidhur me diabetin.
Diabeti në shtatzëni mund të trajtohet mirë nëse trajtohet herët, dhe është sëmundje e përkohshme. Nëse diagnostikimi është bërë në fazën e përparuar, mund të zhvillohen komplikime për fëmijën tuaj, dhe në fund të fundit edhe për juve.
Çfarë të bëj nëse kam ankesa gjatë shtatzënësisë?
Nëse dëshironi ose keni nevojë të merrni trajtim me ilaçe për ankesat ekzistuese ose një infeksion, ju lutemi pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për preparatet përkatëse. Shumë ilaçe nuk guxojnë të përdoren gjatë shtatzënësisë. Vetëm një numër i vogël ilaçesh janë të miratuara për gratë shtatzëna, edhe ai miratim nuk vlen për çdo javë të shtatzënisë.
Gjithashtu, interesohuni për preparatet natyrale dhe me origjinë bimore. Përbërësit e bimëve kanë efekte të ndryshme në organizmin e njeriut. Deri në çfarë mase substancat natyrore ndikojnë tek foshnja juaj, duhet të pyesni mjekun ose farmacistin.