Javët e shtatzënisë:
Java e 17-të e shtatzënisë: Rritja e parë e hovshme e foshnjës
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 18-të të shtatzënisë
Deri në javën e 18-të të shtatzënisë, fëmija juaj është i gjatë 12.5 deri në 14 centimetra. Kjo është afërsisht madhësia e bishtajës së fasules. Për herë të parë këtë javë, foshnja është e madhe sa placenta – që e furnizon foshnjën tuaj me krejt çka i nevojitet. Pesha e foshnjës është rreth 145 gram, dhe zhvillimi i foshnjës bëhet me shpejtësi të madhe, pasi duhet të fitojë madhësi dhe peshë para se të lindë.
Në javën e 18-të të shtatzënisë, si placenta ashtu edhe kordoni i kërthizës, në këtë fazë të rritjes, përshtaten me kërkesat e shtuara ushqyese të fetusit. Kordoni-shiriti i kërthizës bëhet më i gjatë, më i trashë dhe më i fortë, në mënyrë që qarkullimi i rritur i gjakut të jetë i garantuar. Përveç kësaj, shiriti apo kordoni i kërthizës duhet të jetë në gjendje të përballojë në të ardhmen lojën e foshnjës. Kordoni i kërthizës bëhet lodra e parë dhe e dashur për foshnjën - para lindjes. Foshnja juaj do të praktikojë ushtrimet e veta të para kapëse mbi të.
Zhvillimi i foshnjës
Në javën e 18-të të shtatzënisë, foshnja juaj është gjithnjë e më afër përmasave që do të ketë në kohën e lindjes. Gjymtyrët, domethënë krahët dhe këmbët, tani rriten veçanërisht shumë. Fijet e flokëve të para tani po formohen edhe në kokë.
Gjaku i foshnjës qarkullon përmes kërthizës në placentë. Këtu ai pasurohet me oksigjen dhe lëndë ushqyese në mënyrë që të kthehet përsëri tek foshnja dhe të kujdeset për të. Qarkullimi i gjakut të nënës është i ndërthurur ngushtë me atë të fëmijës.
Akoma, gjaku i nënës dhe foshnjës nuk do të përzihet me njëri-tjetrin. Kjo parandalon të ashtuquajturin kufizim placentar. Kjo pengesë vepron si një filtër që mbron fëmijën nga ndikimi negativ i substancave.
Nga java e 18-të e shtatzënisë, nëpërmjet ultratingullit ju mund të shihni zemrën e vogël të foshnjës që rrah dhe ta ekzaminoni për anomalitë e mundshme. Nëse ju ose një anëtar i familjes keni probleme me zemrën dhe nuk jeni të sigurt, flisni me mjekun ose maminë tuaj për këtë.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 18-të të shtatzënisë
Në javën e 18-të të shtatzënisë, ju keni plot vullnet për veprim dhe energji. Ju dëshironi të krijoni shtëpi të sigurt dhe komode për familjen tuaj të ardhshme dhe sigurisht që jeni shumë kreativ.
Me të gjitha planet që doni të krijoni dhe zbatoni tani, nuk duhet ta mbingarkoni veten. Përfundimisht, ju keni ende shumë kohë deri sa të lindni foshnjën juaj.
Tani duhet të shmanget bartja e sendeve të rënda (të tilla si mobilet për foshnjën) dhe qëndrimi në këmbë për periudha të gjata. Gjithashtu, mbroni këmbët për shkak të zhvillimit të venave në formë merimange ose venave me variçe. Bëni pushime të mjaftueshme, edhe për të mbajtur këmbët tuaja në pozitë më të ngritur se trupi.
Mbase, tashmë e keni vërejtur që fokusi juaj është zhvendosur për shkak të rritjes së barkut të rritur me foshnje. Pra, praktikoni ndjenjën tuaj të ekuilibrit duke zhvendosur peshën tuaj nga njëra këmbë në tjetrën, derisa jeni duke qëndruar në këmbë.
A jeni duke pritur tashmë fëmijën tuaj të dytë? Atëherë ju ndoshta do të ndjeni lëvizjet e para të fëmijës në javën e 18-të të shtatzënisë. Në javët e ardhshme duhet të prisni që këto të ndihen edhe më intensivisht. A është fëmija juaj i parë? Atëherë në shumicën e rasteve duhet të jeni ende të durueshëm.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Presioni i gjakut mund të ndryshojë
Ndonjëherë, mund të ndjeheni të trullosur. Arsyeja për këtë është puna e madhe që trupi juaj tani ka për të bërë, i kombinuar me vëllimin e rritur të gjakut që transportohet përmes enëve. Presioni juaj i gjakut aktualisht është pak më i ulët. Gjatë angazhimit, presioni i gjakut tani mund të ulet me shpejtësi për një moment, i cili më pas bëhet i dukshëm si një ndjenjë marramendjeje. Në këtë rast, duhet të uleni ose të shtriheni dhe t’i vendosni këmbët më lart se trupi. Pas një periudhe të qetësimit, shpejt do të ndiheni më mirë.
Mjeku ose mamia juaj do të përcaktojë nëse presioni juaj i gjakut është gjithmonë i ulët, duke bërë matje të rregullta. Si rregull, nëse presioni juaj i gjakut është shumë i ulët, terapia konservatore, e cila në thelb lidhet me ritmin e rutinës suaj ditore, bëhet e mjaftueshme. Stërvitja e venave, relaksimi i muskujve të këmbëve duke i ndryshuar stërvitjet e muskujve të këmbëve, mund të ndihmojë gjithashtu. Stërvitja e venave parandalon gjithashtu venat me variçe.
Kur stomaku rebelohet
Urthi mund të ndodhë më shpesh për shkak të sekretimit të rritur gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh sepse lëngu gastrik prodhohet në sasi më të mëdha. Nëse është kështu, uluni duke mbajtur qëndrim të drejt dhe hani ushqimin tuaj pak më ngadalë. Në të ardhmen, duhet të siguroheni që t'u jepni përparësi ushqimeve me acid të ulët. Përtypja e bukës dhe bajameve, konsumimi i produkteve të patates ose bollgurit (drithërave), janë mënyra të mira për lehtësimin e urthit. Bollguri i tërshërës hahet më mirë kur përgatitet i gatuar si qull.
Kur lodhja përhapet
Është krejt normale që tani të ndiheni të lodhur përsëri, në fund të fundit, po ndodh shumëçka në trupin tuaj. Ju keni kërkesë të lartë për mikroelementet në ushqim gjatë shtatzënisë. Prandaj, rekomandohet veçanërisht rritja e përdorimit të hekurit. Hekuri e lidh oksigjenin në gjak dhe ju furnizon me të juve bashkë me foshnjën tuaj. Prandaj, kujdesuni të merrni ushqime të pasura me hekur ose pini lëngje që përmbajnë shumë hekur, siç është lëngu i butë me fruta të imëta të kuqe.
Perceptimi i trupit ndryshon
Ju me entuziazëm dhe ngazëllim e vëreni që barku juaj po rritet gjithnjë e më shumë. Në këtë mënyrë, ndjenja juaj për trupin tuaj gjithashtu ndryshon. Tani është krejt normale që ecja bëhet më e vështirë, këmbët tuaja bëhen më të rënda dhe keni nevojë për më shumë pushime.
Mund të ndodhë gjithashtu që të keni vështirësi për të gjetur pozicionit të duhur për gjumin tuaj. Fjetja në shpinë bëhet e vështirë sepse barku rëndon mbi organet dhe enët e gjakut në atë pozicion. Një jastëk për gjidhënie tashmë mund t'ju ndihmojë të bëni gjumë më të qetë. Me këtë jastëk, ju mund të merrni një pozicion të rehatshëm anësor duke e vendosur jastëkun ndërmjet këmbëve tuaja.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Ushtrime për forcimin e venave
Lëreni maminë tuaj t'ju tregojë ushtrimet specifike për të shtrënguar venat. Kjo ushtron rrjedhën e gjakut dhe parandalon venat me variçe. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse anëtarët e familjes tuaj kanë venat me variçe. Ka krema speciale që janë të provuara me efekt të dobishëm kur këmbët i fërkoni me to. Ju mund të merrni kremë të tillë venoze në dyqan ose farmaci.
Përgatitja e lindjes
Pyesni maminë tuaj për kursin e ardhshëm që mund të merrni.
Regjistrimi duhet të bëhet rreth javës së 20-të të shtatzënisë. Kursi zakonisht fillon në fillim të tremujorit të tretë (java e 29-të e shtatzënisë). Përveç procesit të lindjes, ju do t’i mësoni masat efektive për t'u përgatitur mirë për lindjen. Partneri juaj ose një mik i mirë gjithashtu mund të marrë pjesë në përgatitjen e lindjes - zakonisht në mbrëmje të caktuara - dhe të mësojnë se si ata mund t'ju mbështesin gjatë lindjes.
Mënyrat për ta stabilizuar presionin e gjakut
Ju mund të mësoni më së miri nga mjeku juaj se cilat janë mundësitë për të stabilizuar presionin e gjakut.Ushtrime të vogla - të tilla si përdorimi i këmbëve sikur për të ngarë një biçikletë para se të ngriheni - gjithashtu mund të ndihmojnë. Kjo e bën qarkullimin e gjakut të përmirësohet dhe ka efekt pozitiv për presionin e ulët të gjakut.