Skip to main content

Javët e shtatzënisë:

Java e 14-të e shtatzënisë: Pyetja e madhe për gjininë

Në javën e 14-të të shtatzënisë ju jeni në mes të muajit të katërt dhe tanimë në tremujorin e dytë.

 

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 14-të të shtatzënisë

Në javën e 14-të të shtatzënisë, foshnja është rritur me madhësi deri në tetë centimetra, e ngjashme me madhësinë e një pjeshke. Pesha e saj është rreth 31 gram, aq sa peshon gjysma e pjeshkës.

Zhvillimi i foshnjës

Në javën e 14-të të shtatzënisë, foshnja juaj vazhdimisht po i zhvillon tiparet e veta të fytyrës. Koka e përmasave të mëdha ngadalëson rritjen e saj në mënyrë që të përputhet me rritjen e trupit të foshnjës. Sytë e foshnjës tani janë në pozicionin e tyre të saktë - në mes të fytyrës. Veshët gjithashtu janë zhvendosur anash në qendër të kokës dhe tani janë në pozicionin e tyre optimal

A keni vendosur tashmë? Dëshironi të dini nëse prisni një vajzë apo një djalë? Apo do të dëshironi të befasoheni? Gjatë kësaj jave, gjinekologu juaj mund të jetë në gjendje të tregojë nëse njeriu juaj, në barkun tuaj, është djalë apo vajzë. Nëse nuk doni ta dini, tani e tutje duhet t’ia kujtoni përsëri gjinekologut tuaj, para çdo ekografie. Organet gjenitale specifike të foshnjës tuaj janë duke u zhvilluar tutje. Sidoqoftë, kjo nuk mund të përcaktohet gjithmonë qartë me ultrazë. Mos u zhgënje nëse nuk të është dhënë ende një informacion i saktë për gjininë. Aktiviteti i madh i fëmijës,  shpesh nuk lejon një pamje të mirë të këtij rajoni të trupit, veçanërisht pasi këmbët e vogla shpesh janë si pengesë.

Lëngu amniotik zëvendësohet afërsisht çdo tre orë përmes qarkullimit të gjakut të nënës. Foshnja gjithashtu vazhdon të ushtrojë refleksin e saj të thithjes në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të përsosur kur të fillojë të ushqehet me gji pas lindjes. Për këtë trajnim, njeriu i vogël thith gishtin e vet të madh gjithnjë e më intensivisht dhe në mënyrë të përqendruar.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 14-të të shtatzënisë

Shumica e të afërmve dhe miqve tuaj tani e dinë që ju jeni shtatzënë. Kjo është shumë lehtësuese për ju, ishte shumë e vështirë të mos ndani menjëherë këtë lloj lajmi me të gjithë të dashurit tuaj. Në javën e 14-të të shtatzënisë, punëdhënësi juaj duhet gjithashtu të informohet në mënyrë që të garantohet mbrojtja për gratë shtatzëna dhe jeta e të palindurit.

Mbani në mend se të vetëpunësuarit dhe profesionistët e pavarur nuk e gëzojnë këtë mbrojtje. Në këtë rast, duhet të siguroheni që t'i përmbaheni afateve dhe udhëzimeve për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë. Si person i vetëpunësuar, jini konsekuente dhe krijoni një mjedis të sigurt dhe të bukur për punën tuaj. Gëzoni mundësinë për të pushuar pak ndërmjet detyrave dhe për të ngrënë kur të doni. Përshtateni përsëri ditën tuaj të punës dhe përfshini pushimet më të vogla. Nëse e keni punën që lidhet me tryezën e punës, sigurohuni që të keni një vend të mirë dhe të lëvizshëm dhe të bëni ushtrime të shkurtra kohë pas kohe, në mënyrë që të shmangni ngërçet. Mbi të gjitha, ka të bëjë me shëndetin tuaj dhe zhvillimin e foshnjës.

Këtu ju mund të llogaritni fillimin e pushimit tuaj të lehonisë.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme

Shtimi në peshë

Shtimi i peshës suaj vazhdon, ju fitoni peshë në mënyrë të qëndrueshme. Se sa fitoni peshë, nuk mund të planifikohet saktësisht. Deri në javën e 25-të të shtatzënisë është rreth 250 deri 300 gram në javë, deri në javën e 40-të të shtatzënisë, 400 deri në 500 gram. Pesha totale që do të keni në fund të shtatzënisë, është si më poshtë:

  • Vëllimi i gjakut të nënës: 1500-2000 gram
  • Uji i indit: 2000 - 3000 gram
  • Lëngu amniotik: 1000-1500 gram
  • Pesha e mitrës: 1000 - 1500 gram
  • Pesha e gjirit: 500 - 1000 gram
  • Furnizimet me yndyrë e proteina: rreth 1900 gram
  • Pesha e foshnjës: 3000 - 4000 gram
  • Indi dhjamor: 3500-5000 gram
  • Placenta: 500-1000 gram

Këto janë vlera të përafërta që natyrisht nuk vlejnë për çdo grua. Sidoqoftë, në këtë mënyrë bëhet e dukshme shtimi i peshës gjatë shtatzënisë.

Mësoni më shumë rreth zhvillimit të peshës tuaj të bazuar në krahasim me peshën tuaj para se të mbeteni shtatzënë.

Lëvizjet e bebes tuaj

Ndoshta – në veçanti nëse nuk jeni shtatzënë për herë të parë - ju tashmë mund ta ndjeni foshnjën duke lëvizur në barkun tuaj dhe duke bërë gjimnastikë të fuqishme. Kur të jeni shtatzënë për herë të parë, përpiquni të relaksoheni dhe mund të dëgjoni një lloj gudulisjeje ose ngjashëm si goditje nga krahët e fluturës. Ky është fëmija juaj, i cili bën që lëngu amniotik të vlojë me lëvizjet e tij. Kini durim! Vështirë të imagjinohet, por do të vijë koha kur ju do të dëshironi sërish të keni qetësi në barkun tuaj. Për shembull, nëse doni të bini në gjumë, fëmija juaj nuk ju lë me stërvitjet e lëvizjet e vazhdueshme dhe të fuqishme duke rënë në kontakt me juve.

Performansa maksimale e trupit

Përveç dhimbjeve të gjinjve dhe sulmeve të urisë, nuk duhet të keni ndonjë ankesë tjetër të madhe në javën e 14-të të shtatzënisë. Pjesa më e madhe e lodhjes, tani duhet të jetë zhdukur, edhe nëse ende nuk jeni aq e qëndrueshme sa keni qenë para shtatzënisë. Kjo dekurajon shumë gra shtatzëna, por kjo është për shkak të punës së dyfishtë që trupi juaj tani ka për të përballuar. Përkrahni atë sa më shumë që të mundeni.

Nuk ka më asnjë rrezik për lindje të parakohshme, por gjakderdhjet që mund të ndodhin papritmas, duhet të jenë gjithmonë sinjal serioz i alarmit. Kjo vlen për të gjithë periudhën e shtatzënisë tuaj.

Përmbledhje e këshillave më të mira

  • Hani disa racione të vogla dhe nëse keni dëshira për t’u ushqyer, merrni disa fruta sa më shpesh që të mundeni
  • Ka ulëse gjimnastikore me topa ushtrimi që e zëvendësojnë karrigen. Kur jeni ulur, aktivitetet tuaja bëhen më të këndshme.
  • Merrni një gur aromatik me aromën tuaj të preferuar. Kështu ju mund ta merrni me vete kudo që mundeni për të mos mbetur pa aromën tuaj të preferuar.
  • Gjithmonë mbani një termos me çajin tuaj të preferuar ose një shishe uji afër vetes ku mund ta merrni me lehtësi. Pra, mos harroni të pini pa vështirësi dy litra në ditë.
  • Një dush i vakët apo me ujë të ftohtë, ndihmon që të shkundeni nga dobësia e mëngjesit. Kjo jo vetëm që ju freskon, por edhe parandalon shfaqjen e strijave.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Vlerat e trajtuara

Mjekët flasin me terminologjinë e tyre mes vete. Ndonjëherë nuk është aq e lehtë për t’u ndjekur. Mos u trembni dhe pyesni mjekun tuaj se çfarë nënkupton me këtë apo atë fjalë. Në varësi të tipit të mamisë, mund të dëshironi të zbuloni gjithçka deri në detajet më të vogla në mënyrë që ta keni qetësinë tuaj shpirtërore.   

Informata për autoren:

Juliane Jacke-Gerlitz është infermiere e licencuar. Ajo ka dhënë Këshilla për Nënat dhe gjidhënien për më shumë se dhjetë vjet. Ajo aktualisht punon si shkrimtare për temat mjekësore dhe këshilltare psikologjike. Juliane Jacke-Gerlitz është e martuar qe 22 vjet, është nënë e tetë fëmijëve dhe jeton me familjen e saj në Halle.