Javët e shtatzënisë:
Java e 11-të e shtatzënisë: Fillon zhvillimi i mirëfilltë i organeve më të vogla
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 11-të të shtatzënisë
Banori juaj i vogël në bark, tani është i gjatë rreth 3.7 deri 4.1 centimetra dhe peshon rreth 8 gram, akoma shumë i vogël, por mjaft i dukshëm, dhe e imagjinoni se kjo korrespondon me diametrin e një limoni të athët. Në javët e ardhshme, foshnja juaj do të rritet me madhësi me ritëm shumë të shpejtë.
Zhvillimi i foshnjës
Faza më intensive e rritjes për foshnjën tuaj tani fillon. Gjatësisë përparon në mënyrë të shpejtë, ashtu që foshnja juaj pothuajse do të ketë dyfishim të gjatësisë në tri javët e ardhshme.
Java e 11-të e shtatzënisë cilësohet nga zhvillimi i organeve të brendshme më të vogla. Organet gjinore specifike, gjithashtu, janë zhvilluar në përgjithësi dhe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme. Do të duhet edhe pak kohë para se të mund të themi nëse prisni një djalë apo një vajzë. Sidoqoftë, tani po bëhet gjithnjë e më e qartë nëse prisni vetëm një fëmijë apo binjakë.
Gishtat e këmbës dhe gishtat e foshnjës tuaj nuk janë më të lidhura me lëkurë sikur te këmbët e patës. Tani fëmija juaj mund të luajë me gishtat e tij dhe të vendosë gishtin e madh në gojë. Forma e foshnjës suaj përsoset me tipare njerëzore më tej javën e 11-të të shtatzënisë. Veshët, të cilët më parë ishin të ngjitur mjaft lartë në kokë, tani lëvizin drejt mesit të kokës - në vendin ku gjenden tek ne të rriturit.
Formimi i qelizave të reja, krijon shtresa të ndryshme të lëkurës, e cila tani trashet gjithnjë e më shumë. Si rezultat, lëkura tani është më pak e tejdukshme. Në shtresën e dytë të lëkurës, në derma, zhvillohen rrënjët e flokëve, nga të cilat zhvillohen qime të imëta rreth javës së 13-të të shtatzënisë, pushi apo të ashtuquajturat flokë të lindjes, lanugo. Pushi i butë e delikat i flokëve, mbron fëmijën e palindur dhe pothuajse do ta mbulojë plotësisht atë. Çdo gjëndër e flokëve ka një gjëndër të quajtur sebum (lat. glandula sebacea). Kjo prodhon substancë mbrojtëse yndyrore ngjyrë djathi që është e papërshkueshme nga uji - e quajtur vernix caseosa. Kjo shtresë mbrojtëse ngjyrë djathi ngjitet më mirë në trup, falë flokëve të lanugos, pushit. Kombinimi i flokëve dhe substancës mbrojtëse është i rëndësishëm sepse parandalon zbutjen e lëkurës delikate të foshnjës në lëngun amniotik. Gjithashtu, siguron izolim të mirë termik dhe mbrojtje nga dridhjet, zëri dhe presioni. Nga fundi i shtatzënisë, fëmija juaj do të humbasë këto flokë përsëri.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 11-të të shtatzënisë
A po ndiheni shumë më mirë tani, në javën e 11-të të shtatzënisë? Tani përzierjet duhet gjithashtu të kenë mbaruar. Rreziku i një aborti spontan ka rënë në mundësi shumë të vogël, kjo ju bën shumë më të relaksuar. Tani mbase dëshironi të mendoni se kur dhe si ta ndani lajmin e mirë me familjen dhe miqtë tuaj - nëse nuk e keni bërë deri më tani. Ende nuk ka asgjë për t’u parë nga lëvizjet e foshnjës. Në shtatzëninë e dytë ose të tretë, është e mundur që barku i vogël tashmë mund të vërehet. Në çdo rast, ju tashmë keni fituar pak peshë dhe trupi juaj ka filluar të krijojë rezervat yndyrore. Por mos u shqetësoni, pesha e tepërt do të zhduket me pak sport, ushtrime dhe një dietë e shëndetshme edhe pas shtatzënisë. Ushqyerja me gji gjithashtu ju ndihmon të "riktheheni në formë", sepse kërkohet shumë energji për ushqyerjen me gji; rezervat tuaja të yndyrës përdoren dhe gjithashtu shpenzohen përsëri.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Dhimbje shpine dhe dhimbje barku
Javët e fundit të shtatzënisë, mund të jenë rraskapitëse, kështu që për këtë arsye duhet të krijoni forca dhe të qëndroni në formë. Vetëm tërheqja e barkut mund të ndihet vetvetiu herë pas here, e cila është për shkak të rritjes së mitrës. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje shpine nëse qëndroni ose lëvizni në një drejtim, sepse tendinat e trupit janë bërë më të lirshme dhe më të lëvizshme në mënyrë që të mbajnë peshën në rritje. Aktiviteti i lehtë sportiv përkrah në mënyrë efektive trupin tuaj në obligimet e veta, forcon dhe shmang tendosjet e dhimbshme. Ushtrimet e synuara kanë efekt lehtësues të dhimbjeve për ankesat ekzistuese.
Lindja e foshnjës tuaj do të jetë e vështirë - do të kërkojë forcë, durim dhe këmbëngulje. Kjo është arsyeja pse aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm gjatë shtatzënisë! A keni qenë person sportiv deri më tani? Atëherë vazhdo!* Nëse jo, ushtroni ngadalë. Shëtisni, notoni, bëni gjimnastikë, joga...
* Në varësi të llojit të sportit të parapëlqyer dhe garës, ju lutemi të konsultoheni me gjinekologun ose maminë.
Tendosja e gjinjve
Gjinjtë e tendosur dhe dhimbje të gjinjve, si dhe ndjeshmëria e thithave tuaja, do të vazhdojnë t'ju shoqërojnë gjatë javëve të ardhshme. Kjo do të ulet gjatë mesit të muajve të shtatzënisë tuaj, kur kryesisht gjëndrat e qumështit janë zhvilluar. Gjiri juaj është atëherë i gatshëm për të kryer funksionin e tij të gjidhënies pas lindjes.
Piramida ushqimore për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse
Në javën e 11-të të shtatzënisë, tema e të ushqyerit gjithnjë e më shumë do të kthehet në vëmendje, sepse ju dhe fëmija juaj keni nevojë për sasi më të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe dhjetë mikromineraleve. Mjeku dhe mamia juaj inkurajohen gjithashtu të këshillojnë gratë shtatzëna për këto çështje dhe t'i hedhin një vështrim dietës së tyre aktuale.
Baza dhe themeli, kështu edhe niveli i parë i piramidës ushqimore për gratë shtatzëna, janë pijet. Pijet e përsosura janë uji, çaji i pa ëmbëlsuar ose pak i ëmbëlsuar, lëng pemësh "i holluar" me ujë dhe lëngje perimesh.
Niveli i dytë i piramidës për mirëqenien tuaj dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës tuaj janë pemët dhe perimet, veçanërisht perimet bishtajore. Në ditë, duhet të konsumoni deri në gjashtë porcione me fruta dhe perime. Mos u shqetësoni nëse nuk mund t’i hani ato porcione në baza ditore. Për njërin apo tjetrin, thjeshtë mund të jenë shumë. Përpiquni të kombinoni disa fruta ose perime për çdo vakt – gojëmjaltë (smoothi), mund të jenë gjithashtu lëngje frutash dhe perimesh.
Niveli i ardhshëm, niveli i tretë përfaqësojnë karbohidratet, nga të cilat duhet të konsumoni pesë racione në ditë. Këto përfshijnë patate, bukë dhe produkte drithërash si dhe oriz dhe makarona - shpesh në versionin e miellit të drithërave. Përsëri, kjo mund të jetë shumë për disa gra. Por një musli në mëngjes, patate ose makarona në kohën e drekës dhe bukë në mbrëmje – sigurisht se mund ta bëni. Në fund të fundit, ju vendosni se çfarë është mirë për juve.
Niveli i katërt i piramidës ushqimore për gratë shtatzëna përfshin qumështin dhe produktet e qumështit. Deri në fund të muajit të tretë, duhet të konsumoni tri racione në ditë. Nga muaji i katërt, trupi juaj ka nevojë për më shumë kalcium, kështu që ju rekomandohen katër racione.
Ushqimi që duhet të konsumoni vetëm në sasi të vogla shënohet me nivelin e pestë të piramidës ushqimore. Këto përfshijnë mish, sallam dhe peshk, si burime të proteinave. Mishi duhet të ketë sa më pak yndyrë - mund ta shijoni dy herë në javë. Asnjëherë mos konsumoni mish të gjallë dhe gjithmonë ta përgatisni mirë për të shmangur marrjen e baktereve patogjene. Ju mund të hani peshk më shpesh - deri tri herë në javë.
Në nivelin e gjashtë janë yndyrnat, të tilla si gjalpi dhe vajrat. Megjithëse duhet të konsumoni më shumë vajra sesa gjalpë. Sasia e rekomanduar për yndyrnat është një deri në dy lugë gjelle në ditë. Këto mund t'i përdorni në sallatë të përzier ose për përgatitjen e ushqimit në tigan.
Në nivelin e shtatë, nivelin më të lartë të piramidës, e cila është maja, mund të gjenden ushqimet e luksit, të tilla si ëmbëlsirat ose ushqimet e lehta, të njelmëta rosticerie.
Këtu do të gjeni edhe më shumë këshilla dhe informacione në lidhje me ushqimin e shëndetshëm gjatë shtatzënisë.
Pyetje të mundshme për mjekun ose maminë
Alergjitë ushqimore
Nëse vuani nga ndonjë alergji ndaj ushqimit, duhet të pyesni mjekun ose maminë tuaj se si mund ta zëvendësoni atë ushqim që nuk mund ta hani. Në rast se ato ushqime janë të rëndësishme dhe të vlefshme, simptomat e mungesës mund të ndodhin nëse nuk mund t'i hani ato. Ekziston zëvendësuesi i vlefshëm për pothuajse të gjitha ushqimet. Nëse është e nevojshme, mjeku juaj gjithashtu mund t'ju rekomandojë për shërbim të këshillave ushqyese.