Argjentina
Argjentina është republikë në jug të Amerikës latine dhe karakterizohet nga tri lloje të peizazheve: në lindje janë malet e lashta gjeologjike, në perëndim janë vargmalet e reja-Kordileret dhe në mes, gjendet një pllajë e madhe e krijuar nga dherat e shtresuara. Savana, është e ndarë me pyje të thata, ndërmjetëza moçalore pjellore dhe stepa pjellore. Për shkak të shtrirjes së saj në zona të mëdha dhe formës së zgjatur, Argjentina ka zona të ndryshme klimatike: në veri dhe në verilindje të vendit klima është nëntropikale, kështu që në regjionet kodrinore, mund të jetë nganjëherë e thatë. Në jug, megjithatë, ka klimë të thatë dhe të ftohtë. Për shkak të këtyre zonave të ndryshme klimatike, bota bimore dhe shtazore ndryshojnë shumë. Pjesët më të largëta të këtij vendi, cilësohen nga klima e ngrohtë dhe e butë. Këtu, llojet e frutave si dardha organike HiPP, rritet veçanërisht mirë, pasi në verë temperaturat janë të ngrohta dhe reshjet janë të mëdha.