A e dini?
Se rendimenti i palmës së vajit, për hektar, krahasuar me prodhimin e vajit të farave të sinapit apo të sojës, është shumë herë më i lartë?
Një palmë e vajit jep fruta vit për vit, javë për javë. Jep fruta më gjatë se 30 vjet derisa palma rritet aq e lartë saqë fermeri nuk mund t’i arrijë frytet për vjelje, atëherë ato priten dhe zëvendësohen me bimë të reja, të cilat më pas sjellin prodhime të mira familjeve më gjatë se 30 vjet. Zëvendësimi i palmës së vajit me kokos, sojë, luledielli dhe vaji i farave të sinapit, do të rezultojë me një kërkesë të madhe për tokë. Për shkak se palmat e vajit, janë për dhjetë herë më fitimprurëse sesa sinapi, ndërsa nga pesë deri në dhjetë herë më produktive se sa luledielli (në varësi të varietetit) dhe më shumë se dhjetë herë më produktive sesa soja.