Skip to main content

A e dini?

Se qepët janë shërues i vjetër dhe ilaç në shtëpi?

Qepët konsiderohen si një nga kulturat më të vjetra në botë. Vlerësohet se rreth 5.000 vjet, ajo është kultivuar si një bimë medicinale, erëza dhe si perime. Për shkak të vlerave të veta antibakteriale, qepa u përzgjodh si bimë medicinale e vitit 2015. Lëngu i saj është përdorur për gjenerata të tëra si trajtues i jashtëm ndaj pickimeve të insekteve, plagëve dhe vendeve të mavijosura. Avujt e saj mund të përdoren për inhalim, p.sh. mund të përdoret kundër ftohjes.