Skip to main content

Kolumbia

Kolumbia ndodhet në veriperëndim të Amerikës latine dhe kufizohet me Oqeanin Paqësor në perëndim, si dhe me Detin e Karaibeve në veri. Vendi karakterizohet me malet e larta të Andeve në perëndim dhe me ultësirat në lindje dhe në jug. Andet janë të përshkuara me lugina të gjata, të cilat preken nga ujërat e tre lumenjve të mëdhenj. Luginat me savanën e lagësht dhe pyjet tropikale përfshijnë mbi gjysmën e territorit të vendit. Klima në Kolumbi ndikohet edhe nga afërsia e ekuatorit si faktor i brendshëm. Lëvizja e ulët në ndryshimin e temperaturave dhe lëvizja e madhe e sasisë së reshjeve, është karakteristikë e vendit. Bregdeti i Paqësorit dhe jugu i ultësirave lindore janë të mbuluara nga pyjet tropikale dhe ofrojnë një mundësi të madhe për rritjen e një numri të madh të bimëve të ndryshme në kushte natyrore. Kështu, mund të gjenden këtu kushte optimale për kultivimin e HiPP Mangos Organike.