Skip to main content

Rreth varietetit

Kushtet më të mira të rritjes dhe pjekjes në lartësitë e xhunglës në Kosta Rika, janë p.sh. varietetet e bananeve "Kongo" dhe "Gros Michel". Këto lloje janë në mesin e shumë varietete të tjera lokale - që nuk gjenden në plantacione të mëdha. Për produktet tona organike, janë të përshtatshme vetëm varietetet, të cilat janë aromatike dhe kanë një shije optimale për ushqimin e foshnjës. Në rastin e bananeve organike, qëndrueshmëria gjithashtu luan një rol vendimtar. Vetëm përmes përzierjes së varieteteve të ndryshme, pureja jonë ka përbërje ideale. Bananet tona organike vjelën vetëm kur ende ato janë nga jashtë jeshile. E ashtuquajtura pjekje zgjat rreth një javë.

Përveç kësaj, po ashtu i përpunojmë frutat në pajtim me kërkesën e tregut të pemëve të freskëta, për ndonjë mangësi optike - si shumë të vogla, të trasha, të holla ose shumë të mëdha. Përpunimi bëhet në vend për të parandaluar prishjen gjatë transportit.