Përdorimi i letrës së ricikluar
Xhunglat apo pyjet e pashkelura, me rëndësi jetike për njerëzimin, janë depo e CO2. Për të mbrojtur pyjet nga shpyllëzimi, HiPP-i tani përdor ekskluzivisht vetëm materiale të letrës dhe paketimit, të bëra nga letra e ricikluar ose prodhimet e certifikuara nga FSC.
Trajtimi i përgjegjshëm i natyrës, ndikon gjithashtu në përdorimin e vazhdueshëm të letrës së ricikluar dhe masave të shumta për të zvogëluar konsumin e letrës në zonën e administratës.
HiPP zuri vendin e parë në konkursin "Zyra & Mjedisi" i Grupit Punues Federal të Gjermanisë për Ndërgjegjësimin rreth Menaxhimit të Mjedisit (B.A.U.M.) në kategorinë: "Kompanitë me mbi 500 të punësuar". Vëmendje e veçantë i është kushtuar përdorimit ekskluziv të letrës së ricikluar dhe masave prioritare për të reduktuar kryesisht përdorimin e letrës: regjistrimin elektronik, faturimin elektronik, shpërndarjen e informacionit të brendshëm nëpërmes intranetit të kompanisë dhe shtypjen në të dy anët e faqes së letrës.