Mbrojtja e klimës dhe ujit

Mbrojtja e klimës dhe atmosferës, është një nga detyrat më të rëndësishme të kohës sonë. Njihuni me faktin se si HiPP-i e mbron klimën dhe ujin përmes përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe inovacioneve teknike.

 

Përdorimi i energjisë së rinovueshme

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve dhe mbrojtja e diversitetit biologjik janë detyra kryesore e menaxhimit tonë të qëndrueshmërisë. 

HiPP ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e klimës shumë kohë para se politikanët të formulonin qëllimin e zvogëlimit të CO₂. Për shembull, që nga 1995, ne e kemi aplikuar plotësisht furnizimin me energji nga burimet e rinovueshme të energjisë (energjia e gjelbër elektrike, biomasa, energjia diellore) në uzinën e cila gjendet në Pfaffenhofen dhe sot prodhojmë CO₂ - neutral. Mbi 90% e energjisë së përdorur në fabrikën kryesore në Pfaffenhofen, vjen nga burime të rinovueshme të energjisë.

Emetimet e CO₂ të burimeve të mbetura të energjisë nga burimet e fosileve (p.sh. në udhëtimet biznesore), kompensohen nga projektet globale për klimën.

Që nga viti 2001, impianti i HiPP-it ka mbuluar tërë kërkesat e ngrohjes, ujit të nxehtë dhe avullit me biomasa (bujashka- luspa druri). HiPP-it iu dha “Çmimi Solar Gjerman”, në vitin 2011, për përdorimin shembullor të energjisë së rinovueshme.

Ne punojmë me "energji të gjelbër elektrike" nga hidrocentralet - pa energji bërthamore.

Që nga viti 2000, janë realizuar 6 projekte solare, të cilat gjenerojnë gjithsej 52.800 kWh / a nga energjia diellore me panele të sipërfaqes 436 m². Të gjitha mbeturinat organike shkojnë në impiantet e biogazit bujqësore. Kështu, prodhohen 2 milion kWh energji elektrike çdo vit.

Uji si burimi më i rëndësishëm në shekullin XXI 

Ne gjithashtu vendosëm nxitje thelbësore për burimet e ujërave. Për të mbrojtur këto, gjithnjë e më të vlefshëm në të ardhmen, HiPP ka ulur konsumin e ujit për më shumë se dy të tretat përmes risive teknike, gjatë tri dekadave të fundit.