Inputet e ekuilibrit mjedisor

Përdorimi i energjisë së rinovueshme

Mbi 80% e energjisë së përdorur në fabrikën kryesore në Pfaffenhofen, vjen nga burime të rinovueshme të energjisë. Që nga viti 2001, impianti i HiPP-it ka mbuluar të gjitha kërkesat e ngrohjes, ujit të nxehtë dhe avullit, neutral ndaj klimës, duke përdorur biomasë (bujashka, luspa druri). Energjia elektrike e përdorur, është 100% "energji e gjelbër elektrike", CO₂ neutrale, nga hidrocentralet - pa energji nukleare. Nga viti 2000, janë realizuar 6 projekte solare që prodhojnë 52.800 kWh / a nga energjia solare me panele, me sipërfaqe prej 436 m². Të gjitha mbeturinat organike shkojnë në impiantet e biogazit bujqësore. Në këtë mënyrë, prodhohen 2 milion kWh energji elektrike çdo vit.

Me bio kultivimin tonë, ne mbrojmë tokën dhe ujërat nëntokësorë

HiPP është përpunuesi më i madh në botë i lëndëve të para organike. Më shumë se 6,000 fermerë në vende të ndryshme, janë të përfshirë në prodhimin e frutave organike, perimeve organike dhe mishit organik për HiPP-in.

Uji - thesar i natyrës dhe burimit të jetës

Mungesa e ujit të pijshëm të pastër, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Kohët kur u konsiderua një burim i pashtershëm, po i vije fundi. Prandaj, duhet të mbrohet ashtu si të gjitha burimet e tjera që shterojnë. Si sektori industrial ashtu edhe ai familjar privat, inkurajohen të përdorin teknologji të kursimit të ujit dhe të shmangin konsumin e panevojshëm.

 

Në HiPP, kjo domosdoshmëri u pranua herët dhe filluan të ndërmerren masat e duhura. Konsumi i ujit u zvogëlua nga 22.8m3 për ton të produktit në fillim, më 1971, në 7.5 m3 për ton të produktit, në vitet e mëvonshme, më 2011. Kjo, ndër të tjera, rezulton nga ciklet e optimizimit të ujit në prodhim dhe rrjedhat rrethore gjatë pastrimit të CIP. Në përgjithësi, HiPP-i është kujdesur që të përdor ujin disa herë nëse këtë e kanë lejuar mundësitë

HiPP Uji i pusit

Uzina në Pfaffenhofen furnizohet nga pusi i saj i thellë. Burimi i George Hipp, ekskluzivisht furnizon me ujë të freskët ndër më të mirët, me cilësi të paprekur. Është ujë i pastër burimi që vjen drejtpërdrejt nga Alpet dhe ndodhet në hapësirat e HiPP-it, me thellësi deri 154 metra.

Uji mineral natyral, është një thesar i vërtetë i natyrës me cilësi dhe pastërtinë më të lartë. HiPP çdo ditë nxjerr më pak ujë sesa rrjedh brenda. Pjesa tjetër e ujit, vazhdon rrugën e vet nëntokësore në Danub.