Mbajtja e përshtatshme e kafshëve
Në përputhje me sjelljen e natyrshme dhe hapësirën jetësore të kafshëve.
Çfarë e cilëson mbajtjen e përshtatshme të kafshëve?
Mbajtja e përshtatshme dhe të ushqyerit e kafshëve në ferma, sipas llojit, janë elementet thelbësore të bio bujqësisë. Rregulloret detyruese janë veçanërisht të rrepta: ushqimi duhet të vije nga fermat me bio kultivim dhe nuk duhet të përmbajë asnjë antibiotik, përforcues të performancës ose lëndë të parë të modifikuar gjenetikisht. Për më tepër, bëhet përzgjedhja e përshtatshme e racës, shumë liri e bollshme e lëvizjes, stalla të mëdha dhe dritë e mjaftueshme që e sigurojnë shëndetin e kafshëve.
Punonjësit e HiPP-it, kontrollojnë rregullisht në vend nëse të gjitha kërkesat e bio kultivimit të kafshëve nga HiPP-i janë përmbushur. Përmes këtij procesi gjithëpërfshirës të kontrollit, ne mund t'u garantojmë konsumatorëve tanë mbajtje të përshtatshme të kafshëve.
Bio bagëtia
Bagëtia dhe viçat mbahen në fermat lokale me bio kultivim dhe kanë shumë lëvizje të lirë në natyrë. Kjo i bën ata të fortë dhe rezistent.
Ata janë shumë të shëndetshëm. Ilaçet profilaktike janë rreptësisht të ndaluara. Kafshët tona marrin vetëm bio ushqim foragjer.
Bio derrat
HiPP përdor vetëm produkte nga kafshët që janë provuar të jenë të shëndetshme dhe të rritur përshtatshëm gjatë gjithë jetës së tyre. Madhësia e stallave dhe daljeve, numri i anëtarëve të grupet të kafshëve, përzgjidhen sipas nevojave fiziologjike të derrave.
Bio pulat
Pulat tona organike vijnë nga fermat e shpendëve të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme: ato gëzojnë hapësirë të lirë për tu shtrirë dhe kruar në zall. Ato ushqehen me bio ushqim i përfituar nga bimët. Mbajtja monitorohet nga veterinerët dhe plotësisht dokumentohet. Gjeldeti gjithashtu lejohet të mbahen aty me sqep të rritur, pa gjymtim apo duke ua shkurtuar sqepin.