Bio-Qumështi
Nga e ka origjinën bio qumështi për HiPP bio ushqimet me qumësht?
HiPP-i përdor ekskluzivisht qumësht nga fermat që punojnë në mënyrë rigoroze sipas udhëzimeve të bio kultivimit të bujqësisë.
Lopët mbahen në mënyrën e duhur dhe kullosin në livadhe natyrale që kultivohen pa plehra minerale dhe pa spërkatjet e preparateve kimike, sintetike.
Ushqyerja natyrale e kafshëve me bar, sanë ose drithëra, garanton bio cilësinë më të mirë nga e cila prodhohet qumështi ynë i pasur me lëndë ushqyese. Kjo është ajo që e HiPP bën bio qumështin kaq të vlefshëm për ushqimin e qumështit.
HiPP Bio qumështi me kontrolle të rrepta
Të gjitha këto kontrollohen nga institutet e certifikuara për kontroll të pavarur. HiPP-i gjithashtu kontrollon të gjitha produktet për shumë parametra fizikë dhe kimikë, të cilët janë edhe më të rreptë se sa kërkohet me ligj. Kjo siguron që vetëm qumështi organik më i mirë do të përpunohet për foshnjën tuaj.