
Bio kultivimi i perimeve

Bio perimet tona janë kultivuar në mënyrë natyrale
Bio perimet e HiPP-it, rriten në mënyrë natyrale, pa përdorimin e spërkatjen me përbërësit kimik, sintetik, pesticide, insekticide apo plehra. Fermerët tanë me kontratë, forcojnë shëndetin e bimëve dhe tokës përmes përdorimit të plehërimit të gjelbër dhe sistemit të rotacionit inteligjent të mbjelljes së kulturave.
Për të bërë kontrollin e dëmtuesve, fermerët gjithashtu mbështeten te puna e zogjve dhe insekteve të dobishme. Për t'iu dhënë mundësi këtyre ndihmësve miqësorë që të punojnë në fushat dhe livadhet e HiPP-it, ne krijojmë hapësira për të jetuar ata, duke ndërtuar gardhe, rreshta me lule në skaje të fushës dhe vendosim kuti për fole. Në këtë mënyrë, me këto masa ruhet ekuilibri i ndjeshëm ekologjik. Me metodat e kultivimit natyror, ne korrim më pak, por mbrojmë klimën dhe ujërat nëntokësorë njëkohësisht përmirësojmë cilësinë e lëndëve tona të para. Spinaqi HiPP, për shembull, përmban nivel shumë të ulët të nitrateve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për ushqimin e bebeve.
