Çmimet & Mirënjohjet

Çmimin gjerman për energjinë diellore

5.11.2011
Shoqata Evropiane për Energji të ripërtëritshme EUROSOLAR më 5 Nëntor ka nderuar Kompaninë për prodhimin e ushqimit për foshnje HiPP nga Pfaffehofen,  me Çmimin gjerman për energjinë diellore 2011. HiPP këtë e sheh si konfirmim të filozofisë së kompanisë e cila me dekada është kujdesur për qëndrueshmërinë duke tërhequr përfundimisht cilësorin “prodhim i qëndrueshëm dhe ekologjik i ushqimit të foshnjeve” i cili si një pe i kuq ka përshkuar tërë historinë e kompanisë. HiPP-i nuk është vetëm një pionier në bio-bujqësi, sepse edhe në vitin 1995 njihet si prodhuesi i parë ushqimit në Evropë që ka zbatuar menaxhimin e certifikuar mjedisor EMAS. Nëpërmjet angazhimit konsekuet dhe të qëndrueshëm, Kompania kursen në mënyrë të vazhdueshme energjinë dhe burimet që përdoren për prodhim-përkundër dyfishimit të prodhimit, në përgjithësi CO2- është neutral në Gjermani. Pasiqë ngrohja globale është e lidhur ngushtë me zhdukjen e kafshëve - dhe specieve bimore, HiPP është përfshirë në këtë çështje për ruajtjen e diversitetit biologjik.

Çmimi POS-Marketing

11.10.2011
Çmimi gjerman POS-Marketing ishte i 11-ti me radhë,  mirënjohje që jepet nga Shoqata POSMA. U dhanë shpërblimet për drejtimin e fushatave të POS-kampanjave të marketingut për vitin 2010, në 11 kategori themelore dhe 3 kategori shtesë, medalet e arit, argjendit dhe bronzit. HiPP këtu në të njëjtën kohë mori dy herë pikë. Në kategorinë "Buxhet të vogël - efekti i madh" me Ushqimin plotësues, paketimin 6+ T-shirt fushata, e cila u zbatua gjatë Kupës së botës 2010, kështu fitoi Çmimin e Argjendtë për POS-marketing. Medalja e arit në këtë kategori, nuk u dha në këtë vit. Në kategorinë "Mallra të konsumit të gjerë-shpejt të ndryshueshme", HiPP mundi të marrë me të njëjtin aksion, vendin shumë të mirë, vendin e tretë. E arta në këtë kategori shkoi te Coca-Cola para Milka-s (Kraft Foods).

Nderimi për Paktin mjedisor të Bavarisë

27.9.2011
Nderimi për përfshirjen e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet kooperimit me Paktin mjedisor të Bavarisë, HiPP ishte një nga nënshkruesit e Paktit bavarez për mjedis "Së bashku për mbrojtjen e mjedisit" që është themeluar më 23 tetor 1995. Kompania HiPP si pjesëmarrëse e "orëve të para" së bashku me themeluesit tjerë është shpërblyer me mirënjohje për angazhimin afatgjatë dhe shembullor në kuadër të ceremonisë në Mynih, në Kishën vendore, nga Ministri shtetëror i Bavarisë, Söder. "Qëllimi i Paktit të Mjedisit është i bazuar në përgjegjësinë personale dhe angazhimin vullnetar të kompanive bavareze për të forcuar dhe ngritur më tej fushën e mbrojtjes së mjedisit. Si shembuj të rëndësishëm me vazhdimësinë e kontributit të tyre, pjesëmarrësit e Paktit mjedisor, Bavarinë e bëjnë vend miqësor të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit" tha Söder. Ministri shpërbleu gjatë ceremonisë festive 120 kompani të Bavarisë së epërme, të cilat ishin ndër pjesëmarrësit e parë në Paktin e mjedisit bavarez.

Kupa e shitjes (Salescup)

8.6.2011
Për aksionet e viteve të fundit të ushqimit plotësues “Festo me Fan T-Shirts falas” Kompania Hipp GmbH & Co. Vertrieb KG ka fituar “Oskarin e promovimit”. Çmimi është dhënë nga gazeta “Lebensmittel-Zeitung direkt “ në ceremoninë e organizuar më 8.6.2011 në Wiesbaden. Me këtë çmim, Kompania Hipp kishte arritur të fitojë për herë të parë çmimin për promovimin e marketingut. Çmimi i ashtuquajtur "Salescup 2011" u dha në disa kategori të ndryshme - ne kemi marrë çmimin në kategorinë "Promovimi i industrisë" për kategorinë e Efektivitetit të veçantë promovues si dhe aksionit të shtimit të krijimtarisë nga një juri e pavarur profesionale.

Çmimi Tregtar i nderuar (Der ehrbare Kaufmann)

19.5.2011
Gjatë shënimit të ditës së Federatës në Hildesheim, KKV-Bundesverband sipërmarrësin bavarez Prof. Dr. Claus Hipp (Hipp- ushqim për foshnje) në ambientet e Dhomës së Tregtisë në Hildesheim e shpërbleu me çmimin “Tregtar i nderuar 2011”. Fjala lavdëruese u mbajt nga Ministri i Shtetit në Zyrën Federale, Eckart von Klaeden. Me çmimin e nderit u përkujtua Lëvizja shoqërore katolike që në thelb të veprimtarisë së saj kjo Lëvizje kishte: Idealin e “Tregtarit të nderuar”. Ai dha mirënjohje për sipërmarrësit të cilët e respektojnë dhe kujdesen ndaj bashkëpunëtorëve,  punonjësve, klientëve dhe shoqërinë me parimin “Sjellje e mirë etike”. Kriteret e rëndësishme janë angazhimi qytetar, guximi sipërmarrës dhe udhëheqje e drejtë.

Shpërblimi Econosophen

6.4.2011
Mynih - Më 6 Prill, Organizata humanitare gjermane "Human Plus e.V." ka nderuar prodhuesin e ushqimit të fëmijëve Claus Hipp me çmimin "Econosophen". Ky çmim vjetor jepet nga Organizata bëmirëse humanitare për individët dhe kompanitë me përgjegjësi të lartë shoqërore dhe për arritjen e meritave të jashtëzakonshme. Human Plus e.V. është një organizatë e njohur jo-fitimprurëse për ndihma humanitare, aktivitetet e të cilës kontribuojnë që nga viti 1998 në shumë vende të botës për të lehtësuar varfërinë dhe mjerimin. Me përkrahjen e Claus Hipp-it për fëmijët nevojtarë në Haiti dhe Pakistan, sipërmarrësi me traditë ka dëshmuar se ai nuk ndihmoi vetëm për shkak të përgjegjësisë profesionale, por nga përgjegjësia për të bërë mirë, thuhet në arsyetimin e organizatës humanitare

Medalja e Kushtetutës së Bavarisë

1.12.2010
Mynih - Drejtori në largim i Radios së Bavarisë (BR), Thomas Gruber dhe Claus Hipp, prodhuesi i ushqimit për foshnje, janë shpërblyer në Mynih me Medaljen e artë të Kushtetutës së Bavarisë.

Të dy fituesit, i morën medaljet, të enjten, në Parlamentin e Bavarisë. Kryetarja e Parlamentit të Bavarisë, Barbara Stamm (CSU) ka nderuar së bashku me ta edhe 43 personalitete të tjera për angazhimin e tyre shoqëror. Medaljet e arta të Kushtetutës i morën 14 personalitete, ndërsa u dhanë edhe 31 medalje të argjendta.

Pro Biokultura

27.11.2010 në Budapest ishte një ngjarje me rëndësi të madhe. Në ditët e XXIII-ta të Shkencave të Biokulturës, angazhimi i jashtëzakonshëm u kurorëzua me një shpërblim nga Biokultura hungareze. Në këtë vit, Z. Csaba Bódi, drejtor ekzekutiv i HiPP Kft, u shpërblye me këtë medalje si shenjë nderimi me diplomën përkujtimore pro Biokultura.

Sipërmarrësi i Vitit

12.11.2010

Të premten, më 12 Nëntor, Claus Hipp-i në Frankfurt të Majnës, mori çmimin për ekonomi me renome “Sipërmarrësi i Vitit 2010”. Fituesit e çmimit janë karakterizuar nga fuqia ekonomike dhe ndjenja e përgjegjësisë.

Përveç kësaj, Prof. Dr. Claus Hipp është nominuar për “Sipërmarrësi Botëror i Vitit 2011”. Ky çmim ndërkombëtar jepet në pranverën e vitit 2011 në Monte Karlo. Në Operën e Vjetër të Frankfurtit, Ernst & Young e nderuan natën e premte, me titullin “Sipërmarrësi i Vitit 2010”. “Fituesit kanë impresionuar anëtarët e jurisë me normën e tyre të rritjes, por edhe me vullnetin e tyre për të marrë rreziqe dhe përfshirjen e tyre në komunitet", tha Wolfgang Glauner, organizator dhe menaxher i garës për sipërmarrës.

Çmimi Steiger në kategorinë e Mjedisit

13.03.2010
Më 13 Mars në Bochum është dhënë Çmimi Steiger për tolerancë dhe humanizëm. Claus Hipp fitoi çmimin në kategorinë e Mjedisit "për shkak se si një kontraktor me dekada shfaqi vlerat e veta që përfshijnë ruajtjen dhe mirmbajtjen e natyrës si dhe mbrojtjen e mjedisit. Claus Hipp vazhdimisht tërheq vëmendjen për rreziqet e ndotjes së vazhdueshme të mjedisit. Nuk ka dyshim se prodhimi vazhdon të zhvillohet në Gjermani; duke krijuar vende pune dhe në të njëjtën kohë duke modernizuar kompaninë e tij në pajtim dhe sipas rregullave të fundit që shpiejnë drejt mbrojtjes së mjedisit".

Çmimi gjerman për Qëndrueshmërinë (Deutscher Nachhaltigkeitspreis)

6.1.2009
Çmimi gjerman për Qëndrueshmërinë, në kategorinë Blerja e qëndrueshme

Për arritjet në fushën e blerjes së qëndrueshme, HiPP ka fituar shpërblimin gjerman për qëndrueshmërinë. Kompania vazhdon të përcjellë krijimin e vlerës së zinxhirit të menaxhimit të qendrueshmërisë në nivelin më të lartë.
Nga blerja e lëndës së parë deri te prodhimi dhe shpërndarjes si dhe administrimi janë në vëmendje parimet e qëndrueshmërisë. Në mënyrën më të shkelqyeshme, këto parime të HiPP-it zbatohen në fushën e blerjes. Me rreth 25.000 ton në vit, Hipp është përpunuesi më i madh në botë i lëndëve të para me përbërës organik-biologjik.

Çmimi mjedisor "Goldene Blume von Rheydt"

13.9.2009
Fituesi i çmimit të këtij viti, Claus Hipp, ishte pionier i çështjes së prodhimit të ushqimit për foshnje, të kontrolluar rreptë nga bujqësia organike, që gati 30 vjet më parë dhe mendonte asokohe "një hap të guximshëm përpara", lavdëronte kryetari Norbert Bude, i ftuar i nderit. Claus Hipp garanton me emrin e tij, jo vetëm për prodhimin bujqësor biologjik, theksoi kryesuesi i Bordit të Prezantimit, për dhënien e çmimit Lulja e artë, Dr. Gottfried Arnold, në lavdërimin e tij: "Në vitet e shkuara, ai ka në kompaninë e tij ka zvogëluar emitimin e CO2 për më shumë 90 për qind, sepse shumica e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme. Nevoja për përdorimin e ujit për çdo ton prodhimesh ka rënë rreth 40 për qind". Shoqëria, nëpërmjet Claus Hipp-it është bërë më "ekologjike, njerëzore, bashkëmendimtare", bëri të ditur folësi në festën e dhënjes së shpërblimit.

Marka e shekullit

15.10.2009
Më 15 Tetor, Botuesit gjermanë të standardeve në EDITIONEN, është paraqitur në Panairin e Librit të Frankfurtit, në Edicionin e 16, në botimin "Markat e shekullit".
250 markat e mëdha, duke përfshirë HiPP-in dokumentojnë performancën e Markës së artikullit gjerman - ekonomisë. Ato paraqesin të gjitha produktet që qëndrojnë dhe janë në të njëjtën kohë emblematike për tërë klasën e produkteve. Lavatriçe? Arushi, Teddy-Bär? Bombonet-  Gummibärchen? Ushqimi për foshnje? – Pikërisht: Miele, Steiff, Haribo dhe HiPP!
Libri për markën gjermane gjendet në libraritë e tërë hapësirës gjermanishtfolëse dhe është i pranishëm botimi “Markat e njëqindvjeçarit” i cili gjendet p.sh. edhe në çdo qendër të Gëte Institutit dhe në ambasada në tërë botën.