1956: Pionieri i Bio-bujqësisë
Në të njëjtën kohë me prodhimin e parë industrial të ushqimit për foshnje, Georg Hipp filloi në vitin 1956 me kultivimin e pemëve dhe perimeve mbi tokë natyrore dhe pa kimikate. I bindur nga ideja e zviceranit Dr. Hans Müller, themelues i bujqësisë bio-organike, qëllimi i tij ishte: prodhimi i ushqimit të shëndetshëm dhe të shijshëm për foshnje nëpërmjet bio-prodhimtarisë.
Ferma me pronësi familjare, Ehrensberger Hof, afër Pfaffenhofenit e shndërroi prodhimin në bio-prodhimtari. I biri Claus së bashku me dy vëllezërit, Georg dhe Paulus mori në vitin 1967 udhëheqjen e kompanisë dhe jetësoi hap pas hapi qëndrimet e tij ekologjike.
Si një pionier i bujqësisë biologjike, Claus Hipp ndërmori punën e mundimshme që të bind bujqit për këtë lloj prodhimtarie. Gradualisht, ai ishte në gjendje t’i përfitonte bujqit për idetë e veta dhe duke zhvilluar një rrjet të fermerëve me BIO-kontrata.