Vërejtjet rreth sigurisë
Veprimet kur syri ka kontakt / gëlltitja
HiPP Babysanft janë produkte sikur të gjitha prodhimet kozmetike (produktet kozmetike) jo të helmueshme. Megjithatë, prodhimet kozmetike nuk janë lodër e përshtatshme për fëmijët. Ju lutem mos e lëni fëmijën Tuaj (pa vëmendje) kur luan me prodhimet kozmetike. Më sigurtë, kozmetikën e mbani largë dorës së fëmijës dhe mos i mbani të hapura.
Çfarë mund të bëni nëse diçka ka ndodhur:
1. Mundohuni që fëmija juaj të qetësohet (nëse është e nevojshme) që Ju poashtu e ruani vetë qetësinë. Qetësia juaj bartet te fëmija Juaj.
2. ...nëse një produkt kozmetik hyn në sytë e fëmijës suaj. Provoni ta pastroni syrin / sytë e fëmijës Tuaj në tërësi me ujë pastër të ngrohtë (p.sh. uji të hedhet nga një ibrik).
3. ...nëse fëmija juaj gëlltit një produkt kozmetik.
- Mundohuni t’ja lani gojën (zgavrën e gojës) fëmijës tuaj me ujë të pastër.
- Jepni fëmijës Tuaj një gotë me ujë (pa gaz!).
- Mos e bëni që të vjellë. Mos i jepni fëmijës tuaj të pij qumësht ose ujë me kripë.
- Nëse fëmija juaj vjellë vetvetiu, mbajeni në bark dhe me kokën të kthyer poshtë.
4. Nëse vazhdon acarimi dhe simptomet pas masave të ndërmarra, duhet / mund të telefononi Qendrën e informimit kundër helmimit ose të kërkoni mjekun kompetent (mjekun e syve).