Intervistë shkencore - Pyetjet më të shpeshta nga praktika dermatologjike
Përgjigje nga Dr. med. Christina Schnopp
Klinika dhe poliklinika për Dermatologji dhe Alergologji Universiteti Teknik i Munihut
5. Pyetjet
Si mund ta dalloj lëkurën e thatë ? Si mund ta di se ka neurodermitis, ekzemë? Çfarë mund të bëj?
Lëkura e thatë mund të dallohet madje shpesh te foshnjat në fytyrë. Lëkurës është e vrazhtë dhe luspohet. Nëse është i goditur tërë trupi, zakonisht e tregon zona e pelenës, poqëse është e kursyer. Poashtu, Neurodermitisi, ekzema paraqitet në foshnjeri, fillimisht në fytyrë, shumë fëmijë mëpastaj kanë ekzema (gjithashtu: dermatitis, një inflamacion shumë i kuqërremtë i lëkurës e lidhur shpesh me kruarje) në faqe, por mund të shfaqet edhe në pjesët tjera të trupit (me përjashtim të zonës nën pelenë) që janë të goditura nga thatësia e lëkurës apo të skuqura. Lyerja e rregullt dhe larja duke aplikuar losion hidratues me shtesa të vajit për banjo (Kujdes: fëmijët bëhen të rrëshqitshëm dhe vështirë do të mbahen) që i ndihmojnë lëkurës që të thithë më shumë lagështi dhe yndyrë. Gjithashtu faktorë irritues që duhet të shmangen mund të jenë fijet e leshit në lëkurë, fërkimi i etiketës në qafë (si lahen rrobat), nati i qepjes ose klori i ujit.
Fundja, kur fëmijët fillojnë të gërrithen, fërkohen apo flejnë keq, do të ishte e mirëseardhur këshilla e mjekut rreth trajtimit të mëtejmë.