Intervistë shkencore - Pyetjet më të shpeshta nga praktika dermatologjike
Përgjigje nga Dr. med. Christina Schnopp
Klinika dhe poliklinika për Dermatologji dhe Alergologji Universiteti Teknik i Munihut
2.Pyetja
Sa shpesh duhet ta lajë fëmijën tim? A mjafton uji i pastër, ose ka nevojë për shtesa në ujin e pastrimit?
Shprehitë e larjes dhe pastrimit për foshnjat ndryshojnë sipas vendeve dhe ka dallime shumë të mëdha. Për shembull, në Francë, larjet e përditshme janë detyrim në foshnjërinë e hershme, ndërsa në Gjermani larja e rallë është në rregull.
Kohët e fundit, janë analizuar shkencërisht efektet e Larjes 2 herë në javë dhe Pastrimi me pecetë, poashtu me ujë të pastër, për foshnjet e moshës 7 ditëshe deri mbi 4 javë. Është vërejtur se ka dallime të vogla në mes të dy procedurave të pastrimit, vlerat e matura në pjesën e funksionit mbrojtës të lëkurës dhe në zonën e pelenës te fëmijët e larë ishin pak më të mira.
Për këtë arsye, mund të rekomandohet larja 2 herë në javë.
E rëndësishme është temperatura e duhur e ujit dhe temperatura e ambientit. Uji duhet të jetë i ngrohtë mes 36 dhe 38 gradë Celsius (ekuivalent me temperaturën e trupit) derisa temperatura e banjos duhet të jetë e kënaqshme, 23 deri 25 grad. Në muajt e parë, foshnjet nuk duhet të lahen më gjatë se 5 deri 7 minuta. Tek të porsalindurit, duhet pasur kujdes gjendjen e kërthizës. Për këtë më së miri e pyetni maminë e foshnjes Tuaj.
Një shtesë gjatë larjes, mund të jenë të dobishme për të lehtësuar pastrimin apo me qëllim të minimizimit të acarimit të lëkurës. Duhet të theksohet se edhe larja në ujë të pastër, mund ta dëmtoj mbrojtësin e lëkurës për një kohë të shkurtër. Zgjidhje ideale për larjen e fëmijëve dhe produktet shtesë për banjo, që pastron lëkurën e butë, janë pH-neutrale ose me pak thartinë për të marrë mbrojtjen e thartinës si pelerinë dhe që nuk irriton sytë gjatë kontaktit7.
Pas aplikimit të shtesave për larje vërtetohen nga një hulumtim se pas 8 javëve nuk kishin asnjë ndikim negativ në funksionet e lëkurës, disa vlera kanë qenë edhe më të mira se në grupin e fëmijëve që janë larë me ujë të pastër8.
Për këtë arsye mund të rekomandohet një shtesë e përshtatshme për larje.
6) Garcia Bartels N, Mleczko A, Schink T et al. Influence of bathing or washing on skin barrier function in newborns during the first four weeks of life. Skin Pharmacol Physiol 2009; 22: 248-57.
7) Blume-Peytavi U, Cork MJ, Faergemann J et al. Bathing and cleansing in newborns from day 1 to first year of life: recommendations from a European round table meeting. J Eur Acad Dermatol Venereol 2009; 23: 751-9.
8) Garcia Bartels N, Scheufele R, Prosch F et al. Effect of standardized skin care regimens on neonatal skin barrier function in different body areas. Pediatr Dermatol 2010; 27: 1-8.