Krem për diell dhe rreziku nga djegja e diellit
Krem për diell - e zgjedhur posaçërisht për foshnje dhe të vegjëlit
Kini kujdes që krema e diellit që e bleni, të jetë e përshtatshme për foshnjet dhe fëmijët e vegjël. Përdorni kremë pa parfum, ngjyrë apo materje konservuese, sepse këto pa nevojë mund të iritojnë lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Përsëritni lyerjen me kremë edhe pas kontaktit me ujin, edhe nëse përdorni kremë të qëndrueshme ndaj ujiit. Lyerja e sërishme me kremë nuk e rrit kohën e mbrojtjes!
Jini të kujdesshëm, kur përdorni kremën e diellit - mos harroni as veshët, thembrat dhe zonën rreth syve, nëse ato janë të pambrojtura.
Rreziku nga djegja e diellit
Djegja nga dielli nuk është vetëm e pakëndshme dhe e dhimbshme për fëmijën tuaj, por edhe rritë rrezikun e sëmundjes së kancerit të lëkurës.
Është e vërtetë: "Lëkura kurrë nuk harron"! Rreziku i zhvillimit të kancerit të lëkurës nga djegjet e përsëritura, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, është i rritur dhe i nxitur nga rrezatimi i shpeshtë ultraviolet. Një arsye për këtë është se te foshnjet dhe fëmijët e vegjël, mekanizmat e ndreqjes të dëmit nga dielli ende nuk janë zhvilluar plotësisht.
Dëmi në lëkurë shkaktohet edhe përpara djegjes nga dielli - rreziku i dëmtimit afatgjatë si kanceri i lëkurës është i rritur, edhe përpara se lëkura skuqet.
Nëpërmjet përgjegjësisë së plotë se si sillemi ndaj diellit, Ju mund ta parandaloni këtë (shih Ekspozimi ndaj diellit).
Nëse një herë vjen deri te djegja nga dielli:
Për djegje të vogla ndihmon fasha e lagur me ujë të ftohtë, çaji i zi i holluar apo dhalla. Gjithashtu, japin lehtësim losionet apo kremrat për ftohje . Në asnjë rrethanë mos përdorni yndyrnat ose kremrat me vaj! Në rastet e rënda (sidomos me simptoma tjera si vjellje, të dridhura dhe ethe), fëmija duhet të shkojë te mjeku.