Prej nga vijnë bajamet tona organike? Ku dhe si janë rritur ato?
Druri i egër i lashtë i bajames është kulturë e pemës shumë të vjetër, e vendosur në zonën e Mesdheut. Bajamet e përdorura nga HiPP-i për vaj, vijnë nga Spanja. Pemët tona të bajameve gjenden në bregdetin mesdhetar të Spanjës, Costa Blanca- në rajonin Alicante, ku kanë klimë të përsosur. Bajamet janë rritur, kontrolluar e menaxhuar sipas bio prodhimtarisë (sipas BE-Biolandbauverordnung 834/2007/EU).
Si përfitohet vaji bio i bajameve?
Vaji ynë bio i bajameve është përfituar nga bajamet e pjekura, të ëmbla - të ashtuquajtura Pinchados. Vjelja e bajameve në Spanjë zhvillohet në muajin gusht dhe bajamet dërgohen në Gjermani. Këtu përzgjedhen vetëm bajamet e cilësisë më të mirë, janë ftohur nën presion dhe filtrohen. Shtypja e bajameve është mekanike. Me filtrim, ne lirojmë vajin nga përbërësit e padëshirueshëm proteinik. Vetëm përmes këtij procesi të pastrimit sigurohet cilësia e qëndrueshme e produktit dhe garantohet siguria e produktit.
Pse vlerësohet aq shumë vaji organik i bajameve?
Vaji bio i bajameve konsiderohet si një nga vajrat më të çmueshëm dhe më të shtrenjtë për kujdesin ndaj lëkurës. Një bërthamë bajameje përmban midis 50 dhe 55% vaj. Vaji i bajames është i verdhë i çelur, shumë i hollë dhe ka erën karakteristike të butë dhe me shije. Për shkak të përbërjes së tij, vaji i bajames është tejet i vlerësuar me veti të larta të përkujdesjes: vaji i bajames natyrisht është i pasur me acide të pëlqyeshme për lëkurën, me yndyrna të thjeshta dhe të përbëra të pangopura (> 90%), që veçanërisht kujdesen dhe mbrojnë lëkurën. Proporcioni i acidit oleik (~70%) është veçanërisht i lartë në vajin e bajames, i ndjekur nga acidi linolenik, aktiv ndaj lëkurës (> 20%). γ-acidi linolenik ka një efekt shumë pozitiv në lëkurën e thatë. Vaji i bajames përmban natyrshëm edhe vitaminën E (tocopherol), me veprim antioksidues (si filtrues i radikaleve) dhe në këtë mënyrë mbron lëkurën nga ndikimet e jashtme.
Pse vaji organik i bajameve, Bio-Mandelöl është kaq i përshtatshëm për përkujdesjen ndaj foshnjeve?
Vaji i bajames është vlerësuar në kozmetikë me shekuj dhe ka qenë i njohur që nga kohët e lashta për vetitë e tij të mira për mirëmbajtjen e lëkurës. Vaji është provuar veçanërisht për përkujdesjen e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve sepse vaji është i mirë për lëkurën e ndjeshme dhe të thatë dhe është e rekomanduar për lyerjen e saj. Sepse vaji i bajames është i pakrahasueshëm për lëkurën nga butësia dhe pa iritim. Për shkak të efektit të saj qetësues i kombinuar me butësinë e tij të veçantë, vaji, Baby-Pflege është i rekomanduar nga mamitë për përkujdesjen e foshnjeve. Edhe si vaj masazhi është ideal, sepse vaji i bajames lë ndjenjë të bukur dhe të butë.