Zbuloni botën permes lojës
Nga udhëzuesi jonë do të mësoni shumë të dhëna interesante rreth temës loja te fëmijët e vegjël. Loja është edhe për më të vegjëlit e mahnitshme:Në muajt e parë të jetës shqisat si kapja, shikimi, dhe dëgjimi janë në zhvillim e sipër. Prandaj foshnjët i duan ngjyrat e ndryshme, zhurma, dhe gjëra interesante për ti prekur. Sa më të vegjël të jenë fëmijët aq më shumë “kapja” dhe “të kuptuarit” “prekja” dhe “zbulimi” janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.
Pastaj në moshën e fëmijërisë së hershme bëhen interesant lodrat e lëvizshme:Topa pëlhurash, Vetura, biçikleta me tri rrota, blloqe ndërtimi apo lapsa vizatimor me të cilat fëmijët vetë mund të krijojnë diqka janë tani më interesant.
Foshnjet dhe fëmijët e vegjël mësojnë duke luajtur: Të shtyrë nga kurreshtja dhe kënaqësia që kanë në aktivitete të caktuara ata zhvillojnë aftësitë e tyre motorike, mësojnë ligjet elementare të natyrës, ushtrojnë koncentrimin dhe vëmendjen dhe shumë më shumë.
Loja i bën më të zgjuar
Ekspertet aktualisht bëjnë thirrje për sa më shumë lojëra që në muajt e parë të jetës. Teza e tyre e njëtrajtshme thotë: Loja i bën më të zgjuar ! Psikologu dhe shkencëtari i edukimit Dr. Andrè Frank Zimpel i jep merita të mëdha fantazisë. Nëse më të vegjëlit i shohin kutitë me rërë si ushqim të shijshëm dhe kur i shnëdërrojnë drunjtë në shpata me laser , atëherë këto lojëra “sikur të ishte” nxisin të mendurarit abstrakt. Sipas Zimpel, “Pa këtë lloj imagjinate fëmijët në fazën e rritjes do ta kishin të pamundur planifikimin e së ardhmes, ballafaqimin me të kaluarën, kuptimi e roleve, shkëmbimin e perspektives dhe kuptimin e rregullave”.Fëmijët e secilës moshë kërkojnë në mënyrë intuitive përvojat që do ta zhvillojnë trurin e tyre. Fakti që këto përvoja ata i gjejnë në mjedise nxitëse dëshmohet nga Eksperti i trurit Prof.Dr. Gerald Hüther . Sipas tij fëmijët kanë nevojë për hapësira të lira dhe për të zhvilluar lojëra. Krahas shumë nevojave tjera çdo njeri pavarësisht i vogël apo i madh, ka nevojë për hapësirë të mjaftueshme, kohë të lirë, kohë të lirë për vetën dhe mundësinë për ta zbuluar vetë vehten. Pra, foshnjet dhe fëmijët nganjëherë mund edhe të mërziten, sepse pikërisht nga kjo mërzi lindi potenciali kreativ.
Hapësirat e mjaftueshme nxisin Aftësi të të mësuarit
Sipas Gerhard Hüther fëmijët nuk kanë nevojë për kurse të gjuhës angleze as franqeze në Kopsht. , edhe pse ata në këtë moshë janë në gjendje për të mësuar, por për prindër që me dashuri u mundësojnë atyre përjetimin e përvojave të ndryshme jetësore. “Prindër të entuziasmuar automatikisht e zgjojnë shpirtin zbulues dhe dëshirën e krijimit te fëmijët”, thotë Neurologu. “Prej kësaj krijohet aftësia e të mësuarit dhe çiltërsia”. Pra kjo është ajo që ju nevojitet fëmijëve për jetën shkollore dhe më tej.
E rëndësishme është edhe që fëmijet të lihen vetëm për të luajtur (foshnjet natyrisht gjithëmonë me përcjellje) ashtu që të mos pengohen në pushtimin e mjedisit përreth. Ju si prindër e dini kur është e nevojshme prania e juaj. Pastaj fëmija juaj gëzohet prap për lojën, këndimin dhe bisedën e përbashkët. Fëmija juaj ka nevojë për ju që ju të ja shpjegoni botën e vogël!