Ushqimi- Këshilla praktike
Në moshën e fëmijërisë së hershme vendosën gurëthemelet për prirje ushqyese që to mbesin edhe në të ardhmen. Me anë të disa këshillave praktike ne dëshirojmë të ju mbështesim gjatë kësaj periudhe:
- Gjeni kohë për vaktet e përbashkëta. Uluni së bashku me fëmijën tuaj në tavolinë , pa televizor apo gjëra tjera shpërqëndruese. Fëmija juaj e ka vendin në karrigën e tij , ku do të mund të koncentrohet vetëm në ushqim.
- Qe tani kujdesuni që të keni vakte të rregullta të ushqimit.
- Kujdesuni për një atmosferë relaksuese, ku secili ka kohë të mjaftueshme për të ngrënë , por edhe mund ti teproj diqka , nëse nuk ka qenë shumë i, e uritur. Mirëpo mos i zgjasni vaktet. Pas 30 minutash ushqimi do të duhej të ishte përfunduar, dhe prap fillon koha e lojës.
- Oreksi i fëmijëve ndryshon nga dita në ditë, prandaj mos e detyroni atë për të ngrënë.
- Mundësisht parandaloni ngrënjen e shpeshtë, sepse e zvogëlon oreksin te vaktet e përditshme.
- Edhe kur jeni duke udhëtuar fëmija juaj ka nevojë për angazhim, por jo domosdoshmërisht diqka për të ngrënë. Prandaj më mirë është që ti jepni diqka për të luajtur, sesa ti ofroni vazhdimisht diqka për të ngrënë apo për të pirë.
- Prej fillimit qartësoni rregullat e lojës gjatë ushqimit.
- Jepni fëmijës tuaj mundësinë që tju shikoj gjatë gatimit, dhe me kalimin e moshës edhe të ju ndihmoj që të gatuani bashkërisht. Kështu fëmijët mund të krijojnë kënaqësi në ushqime dhe dëshirën për të ngrënë.
- Ju duhet ta mbështesni fëmijën tuaj në periudhën e zhvillimit. Heqni dorë nga pirja me biberon, fëmija juaj duhet që tani të mësoj pirjen me gotë. Këshilla tjera interesante lidhur me temën pirja në moshën e fëmijërisë së hershme mund ti gjeni te Udhëzuesi “Pirja”.