Fëmija im bënë shumë naze!

Fëmija im bënë shumë naze , dhe refuzon shumë lloje të ushqimeve –çka duhet të bëj? Në moshën e fëmijërisë së hershme shumë shpesh fëmijët fillojnë të bëjnë naze rreth ushqimeve. Produkte të reja ushqimore por edhe produktet ushqimore të cilat i kanë ngrënë më parë , përnjëherë mund të refuzohen. Nga njëra anë kjo mund të ndërlidhet me dëshirën vetanake dhe me fuqinë mbi ushqimin personal. Mirëpo refuzimi i ushqimeve të reja mund të ndërlidhet me një lloj frike që rezulton të jetë tipike për moshën e fëmijërisë së hershme me të ashtuquajturen “Neofobi”.

Arsyeja për këtë frikë dyshohet të jetë biologjike, ngase çdo produkt i ri ushqimor fillimisht mban rrezikun që të jetë helmues. Ky kujdes i fëmijëve i mbron ata në kohën kur kanë filluar të ecin dhe të largohen nga prindërit e tyre.

Prindërit duhet të dijnë se këtu bëhet fjalë vetëm për një refuzim të përkohshëm të ushqimeve të caktuar, gjë që mund të ndryshoj me përpjekje tjera për ngrënien e tyre. Pra refuzimi i ushqimeve të caktuara është normal , dhe fillimisht nuk duhet kritikuar. Fëmijët kanë nevojë të provojnë shumë here disa ushqime , për ti pëlqyer ato më pas.

Këshilla

  • Ofroni fëmijës tuaj në një atmosferë të këndshme një përzgjedhje ushqimesh , edhe nga ato të cilat më parë i kishte refuzuar.
  • Disponimi jo i mire e largon oreksin. Sa më shumë që prindërit ta kritikojnë fëmijën për mos ngrënjem e ushqimeve të caktuara, aq më pak do të hajë.
  • Nëse në një atmosferë të ngrohtë vendosni një shumëllojshmëri të produkteve ushqimore në tryezen tuaj, ju i ofroni fëmijës tuaj mundësinë për të provuar më shumë ushqime të reja , dhe për ti pëlqyer ato.
  • Ju duhet të jeni shembull i mire dhe të hani vetë produkte të ndryshme dhe të shëndetshme.
  • Nganjëherë ndihmon edhe nëse e përzieni një produkt të refuzuar me një produkt të pëlqyer si psh. me karrota.

Edhe nëse krejt kjo do të ju merr kohë për disa muaj, dhe ju duhet të keni shumë durim. Mos u dorëzoni , fëmija juaj herët apo vonë ti hajë të gjitha produktet ushqimore.