Ndikoni në krijimin e prirjeve për ushqim të drejtë- që tani!
Ju duhet që ti kushtoni vëmendje ushqimit të fëmijës tuaj qysh në moshën e fëmijërisë së hershme. Në këtë periudhë vendosen gurëthemelet e prirjeve për ushqim të shëndetshëm të cilat do ta përcjellin atë për shumë vite.
Ju mund të shfrytëzoni këtë mundësi që të testoni dhe përmirësoni edhe ushqimin tuaj. Si prindër jeni faktorë të rëndësishëm për fëmijën tuaj gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe kultures ushqyese. Më së miri do të ishte po të ushqeheshit bashkë me fëmiun tuaj, së paku një shujtë në ditë duhet të mblidhet e tërë familja për të ngrënë së bashku me fëmijën. Fëmijët kanë nevojë të shoqërohen gjatë ushqimit dhe të kenë model të mirë.
Ideale do të ishte që ju ti ofroni fëmijës tuaj produkte ushqimore të shëndetshme dhe një shumëllojshmëri të tyre. Pra Ushqimi i ndryshëm me përbërës të shëndetshëm siguron furnizim të balancuar të materieve ushqyese. Edhe pse ushqime të caktuara refuzohen fillimisht, është e rëndësishme që ju ti ofroni ato dhe të jeni të relaksuar. Kjo mund të bëhet shumë thjeshtë kur këto ushqime gjinden në tryezën tuaj dhe fëmija të mund të shërbehet. Rregull është që diqka që është e shtruar në tryezë duhet të hahet. Fëmija juaj mund të bëjë përzgjedhjen prej asaj që është shtruar. Fëmijëve shpeshë-herë u duhet që dhjetë herë të provojnë ushqime , deri sa ata të mësohen me shijen dhe për ti ngrënë pastaj me dëshirë ato.Pastaj më të dashurit tuaj meritojnë një lavdatë.