Skip to main content

Pemët frutore

 

Pemë frutore ka në të gjithë botën - përveç aty ku është shumë ftohtë. Ato i përkasin të ashtuquajturës familje trëndafilash (Rosaceae) dhe japin larmi frutash: mollë, dardha, qershi, kumbulla dhe shumë të tjera. Por, pemët frutore nuk janë të shkëlqyera vetëm sepse ato na japin fruta. Ato janë gjithashtu një habitat i mrekullueshëm për zogjtë, minjtë, iriqët, myshqet, likenet, brumbujt dhe speciet e insekteve të rrezikuara. Qukapiku i gjelbër, për shembull, ushqehet me shumë dëmtues të pemëve, me çka pema frutore bëhet më e shëndetshme. Pemët frutore gjithashtu sigurojnë ushqim për fluturat, bletët, grerëzat dhe insektet tjera. 


Ndryshe nga mollët, qershitë nuk vazhdojnë të piqen pasi të jenë vjelë.

Në vjeshtë, pemët frutore humbin gjethet në mënyrë që të përgatiten për "gjumin dimëror". Në pranverë, ato mugullojnë përsëri, gjethet, filizat dhe lulet përsëri çelin.