Argëtimi me ujë në oborr
Rron Rakuni dhe Riga Rosa pëlqejnë të bëjnë çikla me ujë.
Këtu janë lojërat e tyre të preferuara për të pasur argëtim me ujë në oborr.
Rrëshqitja në ujë
Thjesht vendosni një qese të madhe plastike në një lëndinë dhe spërkateni me ujë të gjithën. Fëmijët pastaj rrëshqasin sipër saj. Kush mund të rrëshqas më shumë se Riga Rosa? Ju lutemi sigurohuni që të mos ketë ndonjë objekt të rrezikshëm në afërsi apo në fund të qeses!
Peshkimi në këmbë
Ju lutem vendosni objektet e lehta (p.sh. një lugë ose ndonjë veturë lodër) në një pishinë. Të vegjlit duhet të peshkojnë gjërat jashtë ujit, duke përdorur vetëm këmbët. Kush mund të peshkojë më shumë gjëra nga uji?
Marshi i ujit!
Çdokush e njeh garën e vesë dhe lugës. Por a e keni provuar ndonjëherë këtë me ujë? Mbusheni një gotë plastike me ujë deri në fund dhe pastaj vraponi! Kujt i ka mbetur në gotë me shumë ujë? Vrapuesit profesionistë me ujë marrin rrugën më të vështirë!
Le ta bëjmë tani!
Për më tepër nga lojërat me ngjyra të Kamila Kameleonit
Kthehu prapa