Skip to main content

Biotopet e thata

Biotopet apo habitatet e thata janë hapësira ideale për speciet e rrezikuara të insekteve si bletët e egra, bletëzat (bombus), fluturat dhe brumbujt. Por, edhe zvarranikët gjithashtu i duan habitatet e thata.


Bletëzat polenizojnë shumë bimë dhe për këtë arsye janë shumë të rëndësishme për natyrën. Ato kërkojnë strehim në vrima të thella, vrima miu, në fole, kopshte ose livadhe. Ato i përkasin familjes së bletëve - por kanë një shtresë pushi shumë më të trashë. Ka 400 deri në 500 specie të ndryshme në të gjithë botën. Ka shumë, shumë. Por në Gjermani, dallohen bletëzat e zakonshme të arave, bletëzat e gëmushave dhe bletëzat e gurit.


Meqë krahët e një bletëze janë në të vërtetë shumë të vegjël për trupat e tyre, thënë ndryshe, ato mund të fluturojnë vetëm pse lejojnë t’i bart era.


 

Hardhuca (Lepidosauria) mund të rritet deri në 25 cm.


Në mënyrë që hardhucat e rërës të ndihen mirë, ato kanë nevojë për shumë vende për fshehje: Për shembull, nën grumbuj rëre ose copa druri, rrënoja ose nën shkurre. Është gjithashtu e rëndësishme për to që të kenë pak kaçube, shkurre gëmusha ose të ngjashme, sepse ato i duan vendet e çelura. Përveç kësaj, ato e zotërojnë një hile të madhe: Në rast rreziku, hardhucat mund ta përdorin bishtin e tyre për shpërqendrim.



Krimbi i verbër (Anguis fragilis) në të vërtetë duket si gjarpër, por është hardhucë pa këmbë. Preferon të jetë në kopshte, pyje, grumbuj të ashklave ose në plehrat e përziera. Ushqimi i tyre i preferuar janë insektet, merimangat, krimbat e shiut dhe molusqet.


Krimbi i verbër e merr emrin nga ngjyra e trupit të vet, i cili shkëlqen si metali dhe për këtë arsye "verbon" (Anguis fragilis).